Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | STREHA IME PIKON GJAK

STREHA IME PIKON GJAK

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet DIBRANI


 

Cikli me poezi STREHËT E GJAKUT, është shkruar gjatë verës së vitit 1999, këto poezi janë reflektim i asaj situate në të cilën e gjeta Kosovën. Ky cikël është i botuar në librin me poezi “STREHËT E GJAKUT”, të cilin e botoi Shtëpia Botuese "FAIK KONICA" në Prishtinë në vitin 2000, e më pas po ky cikël është botuar edhe në librin me poezi të zgjedhura “ANATOMIA E BRYMËS”, të cilin po ashtu e ka botuar Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2013.

 

 

Shefqet DIBRANI

 

I. STREHA IME PIKON GJAK

 

Pikat e gjakut

Quk-quk zhbirojnë gurët në themelet e kullave shekullore

pa pikë fryme shurdhër ranë mbi dhé

thika e përgjakur qëndrueshëm rri

në dorën e farës së gjinisë me rrënjë tekanjoze

Në agsholin pranveror e vranë pëllumbin pushbardhë

bashkë me vrullin e rritës së shenjtë

nga oxhaqet e fisit tim të pashuar

pikëllimi villte krimin vazhdimisht

që kur këmbë e barbarit shkeli truallin tim

Molla në oborr të shtëpisë preu bulëzimin

sqepi i krimbit, qershisë ia pikoi syrin

ninëzat e kuqe rrodhën si lot për faqe

korbi i zi korb solli tmerrin atë ditë

në agsholin tëmbëlor në prag të shekullit të ri

 

Kur pushka e parë shkrepi mbi të

u trand deri në çmendi sikur të ishte bishë

pikat quk-quk rrodhën gjakun e zi

krimi e tragjedia nuk kishin kufij

Na pshurrën pragun, na fëlliqën oborrin

streha ime vazhdimisht pikon gjak

gjak e flakë, flakë e gjak për çdo natë deri në ag

 

Natë ishte. Kujtuan askush s'i kishte parë

po ylli i fatit shqiptar sodiste tragjedinë

e rrezet e hënës deri pranë oxhakut kishin zbritur

Nga një urë e padjegur në zjarr

tymi fitil shkonte përpjetë

te retë çonte lajmin për krimin që ka parë

syrin nuk ia ka turbulluar as cipa

e blertë e hirit sipër rënë

 

Natë ishte. Gjithçka në gjumë

në shtrat në trojet e veta stërgjyshore

 

Hëna pikëllueshëm i kishte parë pikat e gjakut

kur nga streha ime

quk-quk në tokën time kishin rënë

dhe një lumë dhembjesh e hjekash

vërshoi nëpër kurmin tonë...

 

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1