Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

 

Njerëzit e tmerrshëm, pjellë e mitrës së egoizmit,

ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi.

Rriten në prehrin me thumba gërricës, të cinizmit,

ushqehen me tërbimin e etur, për pushtet pa kufi.

 

Si u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm,

që shndërroi Romën e lashtë në shkrumb dhe hi?

Si u mbulua me rrënoja, Ivan Grozni i tmerrshëm,

që hëngri dhe kokën e të birit, bashkë me Rusinë?

 

Si u burgos në ishull vetmie, Bonaparti i zhgënjyer,

që gjysmën e Evropës ktheu varre për të vdekur?

Në cilin bodrum piu helmin Hitleri, kryqethyer, 

që e bëri qiellin e botës, të vjellë vetëm hekur?

 

Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh,

që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?

Në cilin tunel u fsheh si miu, Sadami mustaqemadh,

që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës?

 

Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni,

që zbrazi damarët e gjakut arab, me kamikazët e tij?

Ku e përgatiti varrin e vet kodoshi, Kadaf koloneli, 

që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

 

Si nuk po mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,

që kërcënojnë popujt e pavdekshëm, kurdoherë,

si nuk kuptojnë, se kali i revanit të tyre të tmerrshëm,

të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1