Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | DISTIKË TË NJË BURRI TË MOSHUAR/ 1

DISTIKË TË NJË BURRI TË MOSHUAR/ 1

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

DISTIKË   TË  NJË  BURRI  TË  MOSHUAR/ 1

Nga    Përparim  Hysi


1. Po harrova të ligën, le të më nxjerin njërin sy
Po harrova të mirën, të m'i nxjerrin  që të dy.

2. Gruaja me lulen ngjajnë sa pika  me pikën
A nuk"fishken" e "thahen" të dyja,po nuk u"vaditën?!"

3.Ky që hiqet trim, thërret e bërtet
Kur duhet  trimëria, i shkojnë nga tetë.

4.Pyes shpesh:-Pse fjala"turma"
Rimon me"zhurma?!".

5.Ty xhepi të ka,por nuk ndihmon dikë
I ngjet njeriut që ka pus,po për të pirë nuk të lë.

6.Po klasifikove njerëz të paditur
Ta dish që vendit varrin i ke ngritur.

7.Mos i beso kurrë atij që të flet në veshë
Se që të nesërmen është gati të të shesë.

8. Mos prit mend nga një i paditur
Në tasin bosh nuk gjen gjë  për të kollofitur.

9. Nëse  miqësi ti mban me një hajdut
Ta dish që jetën do ta mbyllësh me turp.

10.Nëse fyen a rreh një femër,se hiqesh burrë
Për mua nuk je burrë,por je pulë.

11.Po pe një krim,por ke frikë e nuk  flet
A nuk është mirë që i gjallë të futesh në dhetë!

12,Borxh,po more, mbi supe ke vënë një mal të rëndë
Dhe, kur borxhin e shlyen,ndihesh i lehtë pëndë.

13. Nëse merr borxh dhe borxhin nuk e ktheve
E ke hak mallkimin:-Qafën pse s'e theve?

14, Nëse dhe budallanë e vlerëson nga kuleta,
Është njësoj si gomarit, t'i thosh:-Tungjatjeta!

15.Atdheu është në rrezik dhe ti rri në "hije"
Unë them:- Po ku je, o moj pikë që mbi kokë s'të bie?

16. Dëmtove të pafajshëm se je"sytë e veshët e mbretit",
Është mirë,-them unë,- që me dorën tënde të pish kokrrën e helmit.

17. I dituri kurrë nuk thotë që di
Se kokën mban ulur,i rëndi kalli.

18. Kurrë të fuqishmit mos i dil në krah,
Nesër, me të dobtin, dhe ty të"ha".

19. Kush bën "tregëti" me"mishin e bardhë"
Tërë jetën në burg, ta shkojë se është djall.

20. Kush bën"lodra të ndyra" me fëmijët a nxjerr fitime
Tërë jetën në urg, ta shkojë me mundime.

                               Tiranë, 10 qershor 2019

Comments (1 posted):

viron kona on 11/06/2019 11:25:44
avatar
Urime Perparim Hysi!
Ne te vertet, brenda meje ka per ty dhjetera urime pa fund per gjithe ato prurje jetesore origjinale,te shkruara me ndjenje, realizem dhe bukuri artistike: proze,poezi,fjale te urta dhe te mencura....

I tille eshte Perparimi,
ne krijimtari dhe ne jete,
por, qershia mbi torte:
nje shok dhe mik i vertet.

Fjale te mencura na duhen ne ecjen tone, ne rrugen tone dhe ne cdo moshe. Duke i mbajtur mend, ato na vlejne e na zbukurojne mendjen; duke i pasur parasysh ne jete, na vlejne edhe me shume; por, kur njohim edhe Perparimin ndihemi me mire e me te plote, mbushemi me miresi, por dhe me krenari dhe themi plote goje se, Perparimi eshte miku yne i mire,i dashur dhe i ditur.
Faleminderit Perparim!

Me respekt,
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1