Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | SHTEPIJA E POETIT

SHTEPIJA E POETIT

image Bedri Aimehmeti

SHTEPIJA E POETIT

Tek kjo portë,
ndonëse është vonë
ju mund të hyni.
Eshtë porta e shtëpisë time.
Po, pomund të hyni ua them unë.
Vetëm me një kusht ama:
Mos trokitni!
Hapeni derën pa zhurmë dhe.....shëëëëët!
Veç meje të gjithë flenë.
Eshtë vonë.
Edhe poezitë e mija nëpër sirtare
Kanë vite që flenë.
Kujdes ju lutem se mos m'I zgjoni
Dhe nuk di se ç'përgjigje t'u jap,
kur të më pyesin:
"Përse s'na boto?"
Mos më flisni.
Unë nuk di të flas.
Mos më pyesni si quhem.
Unë nuk kam emër.
Jepmëni
Vetëm letër edhe penë.

1968

============
-------

REMEMBER ME

Vrundujt e erës
Dhe befasia e shiut të rrëmbyer
Thuajse më përplasën në derën
E xhamtë të atij bari periferik
Ku s'kisha shkelur prej kohësh.
Ftohtësi e gjysmë errësirës së tij
Krejtësisht si pakuptuar më përpiu.
Kurrë të mos hyja!
Betimin e bërë atë ditë kur më the:
"Më duhet të iki larg"
Kisha thyer.
Dhe pse s'desha ta sillja ndër mend 
Nuk kish qenë e thënë.
Mbas porosisë 
Fjalë kalimin Wi-Fi kërkova
"Remember me"
Ishte përgjigja që më la kamarjerja
Teksa dredhoj mes tavolinash.
"Kujtomë mua"
Mos vallë e kishe lënë ti këtë mesazh,
Apo qe klithmë e harresës 
Time të gënjeshtërt!?

4 qershor 2019

-----------
PERTEJ

Përtej
Cdo largësie e ndjej
Aromën e kurmit tënd, deri në dej 
Tek depërton e më mbështjell gjithandej
Aq sa fjalë s'gjej
të ta rrëfej!
Përtej
Gjithckaje që mund të më mbërthej
Mes errësirës rrugën do ta gjej
Po s'munda do të të thërras hej, hej!:
Klithma ime oshëtimë nëpër qiej
Jam unë, nuk mundem shpërthej.
Përtej
Cdo padurimi s'të gënjej
Zemrës s'mundem si vë frej
Peshën e mallit dot se ngrej
Përtej...Përtej...


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1