Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SHOKUT TIM

SHOKUT TIM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

SHOKUT     TIM 

            Kushtuar shokut  tim  të fëminisë  dhe burgut, 

Jorgo Beshos, vdekur  në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

 

Jetën bashkë e filluam, ende kur ishim fëmi,

Bashkë luanim  sylla mbylla, nuk na trazonte njeri.

S’kishim halle as dhe brenga, luanim edhe këndonim, 

Zërat seç buçisnin fortë, botën donim të pushtonim.

 

Vitet rrodhën porsi lumë, porsi lumë prej kristali,

Ëndrrat tona djaloshare, askërkush më nuk i ndali,

Ëndërruam dhe luftuam, për lirinë  e dëshëruar,

Së bashku me Myrtezanë, shokun tonë të paharruar.

 

Por përpara ish pantera, pantera e zezë mizore,

Që na grabiti rrëmbyshëm e na ndau nga jeta prore,

Na lëndoi, na sakatosi, na vërviti  mes të ferrit,

Ku  sundonin pa mëshirë,  tre gojët e Luçiferrit.*

 

Zemra jote shumë e fortë, zemra jote shumë e zjarrtë,

U ngrit dhe kundër Zeusit, plot me flatra krah të artë,

Hape krahët fluturove, lart  në qiellin e nxirë,

Dhe e ndale vrullin tënd, atje në botën e lirë.

 

Por Atroposi**  mizore, nuk të la që të gëzoje,

Të shkëlqeje, të tregoje, aftësitë arbërore,

Kur arrite majë malit, kur  shpërtheve ti në jetë,

Të  preu fijen e jetës, të mbylli në  varr të shkretë. 

                                    

Ike me zemër të plasur, për atdhe dhe për liri,

Për ato kishe luftuar, me plot zjarr në Shqipëri.

Ike pa i patur pranë, familjen dhe shoqërinë,

Larg në botën e lirë, që të rrëmbeu rininë.

 

Jorgo, shoku yn i dashur, Jorgo, shoku yn  i parë,

Përgjithmonë të kujtojmë, të kujtojmë ty  me mall,

Unë  bashkë me Myrtezanë, që të dy pleq të moshuar,

Shokun e rinisë nderojmë, shokun tonë të  paharruar..

 

*         Sipas        Dantes         dikur         ishte engjëlli    i   mrekullueshëm     që     udhëhoqi 

kryengritjen kundër perëndisë.  Për    këtë   u   përzu   nga  qielli     në  thellësitë  e tokës.  U 

shndrrua në djall përbindësh me tre  gojë  dhe u bë mbret i ferrit.

 

**         Sipas  mitologjisë   ishte   njëra  nga tre hyjneshat  e  jetës.   Lakezis    endte   fillin  

e    jetës,  Klotoja  mblidhte  lëmshin  ndërsa  Atroposi  e  priste atë  fill.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1