Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | JETIMORET E FAJIT

JETIMORET E FAJIT

image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

JETIMORET E FAJIT

 

Ç’është ky mohim, kaq pa skrupull,

tha faji me vete dhe u kollit i ftohur,

s’më afron askush strehë për të bujtur,

më pjellin e nuk më japin të njohur?!...  

 

Nuk them, të bëjnë për mua, si dikur,

ato autokritikat e hapura, formale, 

të shkruajnë në dosje raftesh në mur,

fajet, nëpër karakteristika personale;

 

Por të paktën burrat, që tradhtojnë gratë,

të më japin atësinë, në një farë mënyre,

anasjelltas, gratë që e dredhin përnatë,

të më mbajnë, te cepi i buzës së tyre. 

 

Se më hedhin e përcjellin te njëri-tjetri,

më mohojnë identitetin, sapo më lindin,

më braktisin të tërë, të rinjtë e të vjetrit

dhe s’ka zot që i bind, të pastrojnë shpirtin.

 

Dikur i këshillonin edhe fëmijë shkollarë:

“Pranoni fajin, të penduar në ndërgjegje,

se e vërteta, ju bën njerëz të mbarë !"

Por sot, je më i mirë, po qe bir gënjeshtre...

 

Krimi shkreh plumbin mizor, në mes të ditës,

dhe faji i gjakderdhjes, i lihet viktimës,

se arma shket, si rrufeja, nga vendi i pritës

ose quhet plumb qorr, shkrepur prej vetëtimës.

 

Bën korrupsion ashiqare, ministri autoritar,

kur mua më ka lakuriq, mes letrave-pelena

dhe thotë: “Nuk ia njoh fytyrën, këtij faji zuzar, 

gjejeni, kush më ka lënë kopilin te dera!”

 

Nëse klinikat e prokurorive e sallat gjyqësore,

nuk ndalin lindjet e paligjshme, që bëhen sot,

do mbushet vendi, në çdo skaj, me jetimore,

ku kopilëve të fajit, askush nuk u del për zot!... 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1