Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Krijesat ajrore

Krijesat ajrore

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nehas SOPAJ

Nehas SOPAJ 

 

Krijesat ajrore

 

 

Ju krijesa ajrore që s’ju shohim kurrë, 

ju krijesa e gjëra që na rrethoni dhe jepni shpirt, 

ju të cilave vetëm mund t’ua imagjinojmë purpurin,

 ju në flatrat e të cilave notojnë ëndrrat tona të qumështa, 

ju që na shpieni në Mars e në Venerë 

nëpër shtigjet tona më të fshehta të përgjërimit,

 ju o ju që përjetë na bëri të shpresojmë se ekziston edhe një faqe tjetër e hënës, përtej kësaj këtu, të zezës, mynxyrat e të cilës po na varrosin për së gjalli,

 a s’na e shploni myhyrin ose fuqinë magjike të metamorfizimit 

të ëndrrës në zgjëndërr, 

në mënyrë që në sytë tanë të notojnë dëshirat tona, si yje që s’i njohim, si drita të cilat ende s’na kanë prekur, 

në mënyrë që në Kopshtin me Pemë prej Ajri, ta këpusim të vërtetën si mollën?!?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1