Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | VJESHTAT E STINËVE TË MIA –

VJESHTAT E STINËVE TË MIA –

image Iliriana Sulkuqi

VJESHTAT E STINËVE TË MIA –
“pllaq e plluq” nëpër dashuri me shira…
( Vogëlushe e fëmijërisë sime, 
nuk të mbrojnë çizmet dhe ombrella 
nga shirat e jetës me stuhira…)

Ishte vjeshtë dhe prej vjeshte 
Datëlindja ime,
në ngjyra të allta, të kuqerremte
me shira e gjethe në rënie…

Ishte vjeshtë, gjithmonë vjeshtë
e prej vjeshte
Datëlindja ime… 
Çdoherë më vishte me rroba të reja
të të gjitha stinëve…

Në vjeshtëzën e pestë
m’i veshi këmbët me çizme shirash 
të sapodala 
në dyqanet e qyteti tim 
ku gdhihej e ngrysej 
rradha e prindërve për dhurata fëmijësh……

Natën e parë i vura poshtë nënkresës 
të shihja ëndrra me shira…
me Shkumbin e Zaranikë të dalë prej shtrati 
deri pranë shtëpizës sime,
t’i mbushja me ujërat e tyre çizmet,
t’u dëgjoja muzikën e “pllaq-plluq”-eve…
….
…dhe muzika e ‘pllaq-plluq’-eve 
më ndoqi nga pas…
në ca vjeshta me stinë uniforme
ku ëndërrat mbronin Lirinë. 
Ku Dashuria mund të bëhej fli.
Ku rinia të bëhej harrim
ku harroje fëmijërinë.
Ku të ardhmen e shihje pa Perëndi(!?)
Ku çizmet më peshonin 
më shumë se trupi im,
me peshë pa kohë në kthim …
Ku “pllaq-plluq” - et nuk kishin më stinë…

Vjeshta m’u bë vjeshtë.
Në të gjitha stinët
më veshi e zhveshi 
brenda ngjyrave të saj 
të lagështa 
nga lotët e Zotit…
Kur i bien në tokë gjethe - ngjyerat me këna, 
më “dënon” me rënie flokësh…

(Ditë shirash të çdo stine
me datëlindje të vjeshtës sime,
me “pllaq-plluq”-e fëmijërie
dhe pa zhurmë në ëndërrime…)

Iliriana , tani e përgjimonë 
Brooklyn, NY, 13 maj 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1