Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | TE PAPAJORGJËT, MINELLA!

TE PAPAJORGJËT, MINELLA!

image TE PAPAJORGJËT, MINELLA!

TE PAPAJORGJËT, MINELLA!

Nga Luan Çipi


Dera nga dolën doktorë

Ishte pronë e babës Nikë,

E kujtojnë të gjithë në Vlorë,

Ja marrin këngës me grykë!

 

Babë Nikua flokë borë,

Gruaja, me emrin Kristinë,

Katër djemtë e tij doktorë,

Burra, si ata, më s’vijnë!

 

I pari ishte Llazari,

Specialist në elektrik,

Harilla, qe më i mbari,

Ekonomist energjik;

 

Xhustini ndër djem, i treti,

Diplomat në Kubë e Kinë,

Minella, i fundit mbeti,

Për atë, nuk mbylla sinë:

 

Minella, mal midis malesh,

Në Vlor’ e kreu Gjimnazin

E kuptuan se s’do ndalesh,

Tirana ia dhuroi shansin.

 

Fakulteti i Mjekësisë,

Të parin e kish në rresht:

Diplomohet... Shpejt u nis

Specialist për Bukuresht.

 

Ikologu i parë shqiptar,

Nga Parisi, jep e merr...

Dhe atje prapë vend të parë,

Fitoi çmimin “Lui Paster”.

 

Higjeno - Epidemiologjia,

E kish vite kryetar,

Gradat e titujt e tija

Ishin flamur e fanar.

 

Dyzet vjet punë intensive,

Pedagog e shkencëtar,

N’Amerikë me jetë aktive,

Krenari për çdo shqiptar!

 

Vlorë, më 15 Prill 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1