Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | RRUFEJA ME SHEKUJ NUK SHTI NË FERRA. PO NË LISA*

RRUFEJA ME SHEKUJ NUK SHTI NË FERRA. PO NË LISA*

Font size: Decrease font Enlarge font
image KALOSH ÇELIKU

RRUFEJA ME SHEKUJ NUK SHTI

         NË FERRA. PO NË LISA*

 

MGA KALOSH ÇELIKU

 

(Imzot, Natyra Dy të mira

              nuk i jep bashkë)

 

Natyra, Dy të mira

Nuk i jep bashkë!

Nëse, ta jep pasurinë

Nuk ta jep edhe mençurinë.

 

Politikanëve, ua ka dhënë pasurinë

Por, jo edhe mençurinë. Lirinë.

Përditë i uzurpojnë parqet. Rrugët

Institucionet. Shtetin e “përbashkët”?!

 

Edhe, atë: Për dy pëllambë varr...

 

 

Unë shkruaj Poezi “erotike”

kojshitë, ndërtojnë “shtëpi”

 

Nateditë, Unë shkruaj poezi

Kojshitë, ndërtojnë “shtëpi’.

 

E pyes, Veten: Kush janë me “Din e Iman”

Kojshitë e mi, që ndërtojnë “shtëpi”

Apo, Unë Poeti që shkruaj POEZI?! 

 

U përgjigjem: Unë, që shkruaj Poezi

Dhe, “miqtë” e mi: Që, shkruajnë pizi... 

 

 

(Nuk jam dele nënkryeme

           të më pri trusakati)

 

Fushatë zgjedhore. Parti, plot me qerre

E rrokin topin për fyti. Turkun. Serbin.

Lirë, shiten: një post politik. Kabinet

Për pak para te “vëllezërit” e Njerkës.

 

Çirren. Përdridhen kamerave televizive

Edhe, atë: për një post politik. Kabinet.

 

Nuk jam dele nënkryeme të më pri trusakati...

 

 

(Rrufeja me shekuj nuk shti

            në ferra. Po, në Lisa)*

 

Ende si fëmijë, te “Jasakët e Tikeve”

Shiu, më zente nën Dardhën Gorrice:

Çadrën Natyrore. Vërtet, si në Kasollë?!

Përmëkeq, shi rrebesh me kusi në dorë

Përderisa, milja dhentë kaleshka mesdite:

Xha Deralla, i shartonte Dardhat Gorrice.

 

Rrufeja, nuk shtinte në ferra?! Po, në Lisa

Nesër, të shpethejnë në dardha “turke”?!

Struken krahëve, Natën, Sharrën në dorë.

Fyellin në janxhëk, të vetmen armë lufte

Sot, ma shndërroi në “nagantë” Vargu:

Gjithë jetën, t’i rris fëmijët e tij, filiza. 

 

 Edhe, Penën me të cilën hyra në Luftë...

 

 

1. Thënje e popullit

 

 

Dhe, në fund: Sotpërsot

 DERA ime - OXHAKU

 

Dhe, në jetë: Sot, Dikush Askushi

Hynedelë, edhe nga Dera e Madhe.

 

Derën, ma mbyllën kulturofagët:

Dritaren, Mua?! Rrospitë meshkuj.

Poetit, rebel. Fisit kaçakëve të Çukës

Që, hyjedal Sot: Edhe, nga Oxhaku...

 

 

                                        (Poezi nga Libri më i ri i Autorit: RRUGAÇJA

                                         që, këto ditë pritet të dalë në dritë...)

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1