Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NJË POEZI JO PËR LAMTUMIRË…

NJË POEZI JO PËR LAMTUMIRË…

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHPËTIM LAME

SHPËTIM LAMES,NJË POEZI JO PËR LAMTUMIRË…

ARTUR SHEMAJ

Në këtë botë erdhe, shkëlqeve

Formulën e jetës kur përqafove,

Ndërsa formula fizike zbërtheve

Dhe dije tek nxenësit  çove…

 

I dashur sa ska dhe dijedashës

Dijendriçues te të tjerë

Sa shpejt erdh fundi hakmarrës

Si stuhi e papritur me erë…

 

Formulën e dashur V.T= shpejtësi

E deshe për jetën , 

Ndërsa s`gaboje tek shkoje ti

Me kaq energji që nuk treten…

 

Ka mbetur sot kujtimi yt

Mes besimit se s`ka ndodhur

Ikja jote, se je pranw nesh

Me fjalë zemre duke na ngrohur…

 

Por veç një cast, se mbarimi

Logjikë të ftohtë ka 

Ikin njerëzit si një ciknë thëllimi

Që mbi lulet  ra…

 

Duke lënë zbrazëti që zemra

E mban mbi vete si trishtim

Pa pritur ekuinoksin e stinëve

Një shenjë na bëre dhe ike në amshim…

 

Dhe ky varg i thjeshtë për ty

S`e do lamtumirën ,edhe pse vizaton trishtim…


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1