Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | IMAZH ULQINAK

IMAZH ULQINAK

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

IMAZH ULQINAK

Si paskam duruar i bukuri Ulqin!
Kaq kohë në gjirin tënd pa ardhur.
Hën'e plotë mbi kepin e Sukës ndrin
Natën ulqinake krejtsisht ka zbardhur.

Mbi bedenat e kalasë Servantesi stoik
Kaltërsive të Adriatikut tret shikimin 
Tek shkum'e bardhë e valëve papritë
Dulqinj'e Tobozës nis ëmbël vallzimin

Siluet'e saj nën aureolën hënore, flakëz
Pa fjalë lë piratët rreth e rrotull zjarrit 
Shishet e Rumit hedhur të tëra zbrazët
Në pritje të imzot Don Kishot shqytarit.

 "Blue Moon" 8 mars 2019 Ulqin

--------

MIMOZAT

Mimozat, ti yllësi, dielli dhe kapelja.
C'i duhet tjetër peisazhit pranveror?
Dhe t'i kërkoja kurrë nuk do i gjeja,
Natyra fyrishëm m'i derdh në kraharor.

E pas kësaj edhe po të duash kurrsesi,
S'mund të rrish këto vargje pa i hedhur.
Cast sublim, që dhuron pafund qetësi,
Një monument në mimoza i derdhur.

Bar "Obsevator"
----------
NDEN STREHEN E STACIONIT TE     AUTOBUZIT

Shiu i beft ei vrullshëm,
litarë ujor, që lëkunden furishëm,
thua gjendesha në një anije piratësh
mes tërbimit të dallgëve në Karaibe,
kushtëzuan flakjen e ombrellës të shkatrruar pozicionimin nën strehën
"Fermata Medaglia d'oro-Tito Livio" 1)
Mbipopulluar tejskajshmërisht 
nga udhëtarë, që prisnin
duke folur pambarimisht në celular.
Si stërkalat e pikzave të shiut në trotuar
kërcenin tingujt e akcenteve të gjuhëve
nga njëri hajpad në tjetrin.
"Buna. Ti buesh" 2) thoshte një 
sygjelbërt rumune.
"Como sisiente" 3) domenikan sigurisht
garantonin flokët pis të zeza gërshet.
"It is rain" 4) nigeriani gati cirrej
por bashkëbiseduesi nuk e dëgjonte.
llomotitia e njëhershme me kufje tampos
në vrimat e veshve e dy kinezeve,
bënte rikoshet me hindun e myslimanit
nga Bangladeshi, që në fund e mbylli me:
"Alejkum Selam" 5)
Streha në "Fermata Medaglia d'oro-Tito Livio" në ato caste
kishte mbledhur nën tendënzën e saj, 
jo pak, katër "kontinente".
"Ulica Tito Livio, tij sllishit men'ja?" 6)
Zë i ruses sybojqielli vinte nga lart,
krifa e flokëve të verdhë,
gati prekte peciglastin e tendëzës.
Kot fare desha një pyetje t'i bëja: 
"Sam adnavo vapros. Vij paznakomjet gaspadin Tito Livio?" 7)
Sa keq, koh'e pamjaftueshme!
Bus-Circolare 913 më në fund mbërriti.
Të katër "kontinentet" i imbarkoj shpejt.
Dhe unë thash me vete, c'më shkrepi
të pyes një ruse për historianin e lashtësis
harrova që disa kohë më parë,
një inxhinier italian, jo vetëm u befasua
por madje më mori edhe paksa inat
kur i fola aq shumë
për autorin e "Storia di Roma"*)
Tashmë litarët ujorë derdheshin
hapësirave të qelqta të dritareve.
Gjithcka llamburitëse e peisazhit roman
dukej si e zhytur në ujë.
Qante Roma!
Jo, jo por mua nuk e di më erdhi të thoja:
"Piangi Roma, ti fa bene"


Romë 6 mars 2018

1)-Stacion autobuzi
2)-Përshëndetje në rumanisht
3)-Si jeni? (spanjisht)
4)-Po bie shi (anglisht)
5)-Përshëndetje myslimane
6)-Rruga Tito Livio, ti më dëgjon(rusisht)
7)-Vetëm një pyetje. Ju e njihni zotin Tito Livio (rusisht)
*)-Historia e Romës (vepra madhore e historianit të lashtë roman Tito Livio

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1