Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Dita e Verës

Dita e Verës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dita e Verës

Poezi për "Ditën e VERËS"

         (triptik)

Nga  Përparim   Hysi

1. Dita e Verës

Po shkoj me mendje, sot natën.në fshat
Se pres që nesër,Ditën e Verës, atje ta festoj
Heret, në mëngjes, do ndezë topilat me kashtë
Me tym të më përgjigjen, vërsnikët i ftoj.

I ndeza topilat dhe tymi mor qiellin
Ta shohin  tymin:Zalua, Haredini e Myftari!
Po unë i kam ndezur që, pa dalë dielli,
Se dhe fëmijërisë  i ndizja i pari.

Mandej, të gjithë, do suleshim si tufë
Në dyertë e amvisave do zëmë e trokasim
Dhe vezët e ziera do thyejmë çak-çuk
Se,nëse nuk na qerasin, me bejte i ngasim.

Dhe pres vetëm drekën: qingji në hell
(Ç'e piqte me qejf,babai im:ndjesë pastë!)
I kujtoj të gjitha dhe një lot më del
Imazhi i tim eti, sa afër m'u qas.

Eh,moj DITË E VERËS! O gazi i fëmijërisë!
Ma ngrite mendjen e më çove në fshat
Por, sa kthjellem, mbytem prej mërzisë
Se nga fshati ku jetoja, sot jam larg.

2 DITA E VERËS  NË  ELBASAN

Sado që DITA E VERËS është një festë pagane,
Kjo DITË E MADHE duhet festuar në ELBASAN
Unë nuk jam elbasanas;pra, nuk jam i asaj "ane"
Por "tapinë" e kësaj "DITE", e ke ti, o ELBASAN!

E ke festuar dhe në kohë të diktaturës
Dhe, pa dyshim, të takon "lincenca"
Më vijnë kujtimet që prej qëkurës
Dhe,pak nga pak,pushtohem nga mbresa.

Unë kam plot gjashtëdhjetë vjet që jam ndarë me Elbasanin
Nga mbresat e kujtimet hiç nuk shpëtoj
Sado jam në Tiranë, mëdysh e kam xhanin
Ah, të jem atje dhe me elbasanasit të festoj.

Kam shokë e miq plot në Elbasan
Në lagjen "Kala" apo "Spahikore"
Në lagjen "SHënkollë"(ku jetojnë"çobanë")
Vjen një kujtim i vjetër e më"merr prej dore"

Mu tek qendra është"Furra Shëndeti"
Marr ballokume e bogaçe me  gjalpë
Ishte furra e asaj kohe të"Vllazën PETI"
Si mund t'i harroj dhe tash që jam plak?

Tani,pleqërisë, me mend shkoj atje
Unë shpirtërisht  jam në Elbasan
Atje dua të jem dhe kam arsye pse?
Me miq e shokë atje t'ia bëj "bam!".

3. Nuk e ke menduar mirë LALI  ERI   *
                 Në përgjigje të një apeli për të shtyrë DITËN E VERËS

DITA E VERËS është një festë pagane
14-marsi është dita e "celebrimit"
Ke folur si "E ëma e Zeqos majë thane"
Për ta shtyrë  ditën e festimit.

Nuk shtyhet dita e festës
Ashtu si nuk shtyhet dita e dasmës
Pres sot çastin tënd të pendesës
Dhe nuk ke pse bie anës e pas anës.

Le të bjerë dhe shi me gjyma
Populli,brezash, ka festuar dhe në shi
Dua që populli i Tiranës nesër t'ia bëj"prima"
Dhe mos beso në astrologji.

Nuk shtyhet kjo"DITË" nga kapriçiot e motit
DITA E VERËS është në datën 14-mars
( Të lutem.LALI ERI, mos dil nga"Rruga e ZOTIT!)
Ribëj apel Tiranës që nesër të festojë me gas.

*Kryebashkiaku i Tiranës,ERION VELIA,ka bërë apel për ta festuar në datë 17 mars "DITËN E VERËS".

                        Tiranë, 13 mars  2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1