Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | DUKE KËRKUAR DITË MË TË BUKURA…

DUKE KËRKUAR DITË MË TË BUKURA…

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

DUKE KËRKUAR DITË MË TË BUKURA…

POEZI

QAZIM SHEHU

TABELAT

Pas kësaj të diele,letër e ngjitur

Mbi xham,mos vërshojë hëna,

Fillon e hëna.

 

Java me një vesh të ngritur

Do gjëmojë me ditët me të shtëna

Ëndrrash, udhëve të panginjura.

 

Të shtunën, kaq tabela të paprekura shoh

Në ajër,të paplagosura me të shtëna…

Në filim javë

Letra prapë zverdhet nga hëna…

 

FRASHËRI

Frashëri që jep bojë u tha,

Në rrëpirën që nga tharja shket,

Boja u mbarua

Kimikisht qesh në epruvetë.

 

Atëhere mbi thinja çfarë të hedh

Ndoshta një refleks muzgjesh

 A një ngjyrë mesnatë që shket

Drejt ëndrrës së strukur…

 

KRAHËT E DASHURISË

Dashuria mbajnë flatra

Erën sjell nga një e çarë poshtë derës

 Si më e pakta

Shenjë e këndelljes.

 

Krahët e saj

Si degët e pemëve

Pranë një lumi më ngjajnë

Freskuar prej pahut të tij.

Veç kurrë njëri 

Tjetrin nuk e uli

Kur dashruam gabim.

 Të dy shkuan në flijim…

 

NYJET E PYLLIT TË DITËVE

Druri i arrës së vjetër

Nyjëzon vështrimin tënd

Hija me hijen tjetër

Drejt teje rend.

 

Kjo re daulle vjeshte

Me shkopinj vetëtimash

Vështrimin tënd hedh në letër

Bojë e pashkatërrueshme kine.

 

Pylli i ditëve u ngatërrua

Në xhungël drurësh pa kalim,

Dhe nyja u ngjërua

Në etjen që dot s`e ngin.

 

Gërshet lidhen nyjet

E vështrimeve të bukura

Dhe duke kujtuar ty

Nyje në fyt më bëhet buka…

ZOGJTË

Rrebeshi hodhi hapat e veta

E  ndolli nxitimin

Vrapova për një strehë

Zogjtë pas meje vinin.

 

U ndala.Shiu litaronte,

Pemët sikur shembeshin,

Zemra më pikonte

Zogjtë mos trembeshin…

LULE THANE

Një lule thane mes borës

Ëndërrit për pranverën,

Por nga të mbyllurat horizonte 

Shkurti sjell re të tjera.

 

Është lulja e parë që po çel

Kaq fisnike dhe e guximshme,

Pa përfillur dimrin me hej

Erërat e stuhishme.

 

Duke u pezmatuar që pastaj

Kur dimri të ikë krejt

Kokrrat do falë të tharta

Për indiferencën tonë të shkretë…

FJONGO

Kur retë e zeza vijnë

Një rrip qielli sa një fjongo

Flokët e kërleshura ua lidh

Në onde onde…

 

Bri hëne për vesh ylli

Më ngjan ajo shpesh,

Ndaj shurdhërima nuk e mbylli

Në këtë dyndje resh…

PARA SE LULET

Para se lulet të shkonin në farmaci

Për t`u kthyer në bar

Aromën më lan në brendësi

Pamja e tyre aty qan…

 

Dhe s`di sesi do shpëtoj

Nga duf i kaltër tymues

Në farmaci do të shkoj

Të qetësoj trillin e tyre  ngjyrues…

SHPESH…

Shpesh nga lartësitë pa kufi

Që i mat veç Galileu

Një yll vjen pa hipokrizi

Zemrën me dëshira ma ngjeu.

 

Të shkosh tek ai si Eminesku

Në valle yjesh të hysh

Kur të fton Lasgush Poradeci

Me vallë dëshirash të mësysh?...

 

Shpesh nga qiellorja lartësi ai

Zbret gjer te dritarja ime

Harroj poetët për çudi

Në mall e drithërime.

 

Ndoshta si ata nuk ia mas

Dhe zjarrin që përçon

Në syrin e një gruaje shpesh e has

E kjo më mjafton…

STATUJAT

Ne pa statujat s`na rrihet

Sikur të kishte një statujë për ne

Por shpesh pranë tyre përmiret

Kalojmë,dhe askush s`e vë re…

 

Gjithësesi ato ngrihen

Mblidhen ca njerëz e financojnë

Dhese shikojmë kur ngrihen

Si trupin lartësojnë.

 

Shesheve me lypsa

Triumfojnë me lavdi

Bronzin e tyre dhe mund ta shisja

T`i blija lypsit një shtëpi.

 

Kështu me to piedestal i jetës

Sa vjen e zbret më poshtë

Veç rritet lavdi e gënjeshtrës

Se statujat na mbajnë ngrohtë.

 

Flas për ato që pa vizë

Hynë në shesh e zunë vend

Se kështu i pëlqeu historisë

Me to hilen e vet tek gdhend….

LAJM

Shpërndahen lajme në mbrëmje

Veç një lajm për dashurinë s`duket kund,

Rrallë ndonjë elips hëne

Kuriozitetin tund.

 

Fundja,ç`nevojë ka dashuria

Të dalë në sipërfaqe,

Ajo mbetet një grusht shkëndija

Në muzgjet e largët.

 

Shuhen kur i shikon

Ndizen me dredhi,

Dhe mbetet kjo lajm a s`mbetet lamjm

Kush vallë e di?...

POEZIA

Kur tmerron reja e tymit të prozës

Si mund ta shpëtosh poezinë?

Ajo i jep shije botës

Irracionalen,hijeshinë.

Si?Po duhet të gjendet

S`do humbur kohë

Kjo botë duke u çmendur

Ndoshta ka mundësi ta shohë…

ERA…

+++

Shpesh më duhet të përgjoj erën

Çfarë sjell gjuhë e saj e tharë

Inat i verbër si e gërvisht derën

Që u mbyll dhe çelësi humbi pa u parë.

Erën përgjoj,këtë delirante të mllefosur

Që thërret hapësirave dhe në vend nuk ndal,

Dhe kur inati t`i ketë sosur

Do heshtë si një grua në mall…

Pasi më shfryu sa fjalë

Kur zemërimin bëri sus,

Erdh më flladin dalëngadalë

Më solli hirin nga një shpuzë…

+++

Herë më duket era shami magjike

Herë shall që hapësirës i ra nga qafa

Era,kjo grua nazike

Që dashuron plot gafa…

Bredh lirisht e ndal,

Kur u shndrrua në shami,

Mbi atë që plumbi nuk e fal

Vrarë për dashuri…

+++

Të jetë era që pëshpërit ngadalë

Shët,mej era nuk ka fjalë,

Era ka vrull dhe s`di të pushojë.

Atëhere kush foli

Se sendet s`kanë gojë…

Era duhet të jetë dhe era mos ishte

Vetëm ajo fjalën e merr

Kur  fjala dridhet si kallamishte,

Në hapësirë tjetër e mbjelll…

PERLA
Fjala është margaritar

Në fund të detit të ndjenjës

Xhon Stainberg me polumbar

Zhytet e na jep perlën.

 

E marrim perlën dhe ikim

Ndërtojmë ëndrra për të,

Dkush për të na futur thikën

Na ndjek e s`na lë.

 

Mos qoftë ta ruajmë perlën

Në fat të hidhtë dënuar

Më mirë të varfër ta mbajmë jetën

Se sa me margaritarin e çmuar….

CIPA

Kush i vodh hapat e mia në rrugë

Koha ,

Era

Apo shiu me rrebesh?

Vjen një jehonë e zvagullt

Udha i mbulon me një cipë akulli.

Cipën e akullit do e shkrij

Me këtë zjarr të paktë të jetës

Po nuk mundem assesi

Një cipë të re t`i vë sedrës….

SORKADHJA

Ç`yje mban mbi brirë

Ç`lot qielli në sy

Brirët po të ishin shkrirë

Një Udhë Qumështi do ishte aty.

 

Kur së pari dielli ra

Në sytë e tu u qetësua

Dhe burimi nuk u tha

Pa pirë buzët e tua.

 

Ç`të bukur kishte, botës ia more

Hapin e lehtë,afshin e freskët

Bota në hakmarrje mizore

Solli vrasjen e errët…

 

S`merret bukuria aq egër

Ajo lëndon kur se prêt

Dhe kur ua jep vajzave këtë emër

Dihet me vajzat ç`ngjet…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1