Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | RIZGJIM PRANVEROR

RIZGJIM PRANVEROR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

 

Vullnet Mato

 

RIZGJIM PRANVEROR

 

Ngazëlloj duke soditur rizgjimin e natyrës,

në këto çaste pranverore kaq solemne,

kur toka e përgjumur, fillon lan fytyrën,

në dushin e madh e çudibërës të rrezeve.

 

Fshesa e rrezeve, si amvisë e kujdesshme

nis të fshijë dheun nga errësira dimërore,

zbulon ngadalë konturet e së djeshmes,

me mozaikët kredhur në blozën stinore.

 

Pllajat e pyllëzuara vështrojnë majëmalet,

dhe nisin të stolisen para pasqyrës së qiellit.

Kumbullat sykaltra përshkëndisin petalet,

për të pritur vizitën madhështore të diellit.

 

Zogjtë e tulatur, nëpër degët blerore,

shkundin gjumin nga puplat, me cicërima,

qingjat e fjetur staneve, nëpër bregore,

përshëndesin rrezet e diellit me blegërima.

 

Gonxhet mes gjetheve, rihapin gjinjtë

dhe zënë të shkundin kristalet e vesës,

grunjërat e mëndafshta, drejtojnë kallinjtë,

të luhaten në valëzimin e ndritshëm të dehjes.

 

Gjithë konturet e së djeshmes dimërore,

tashmë shfaqen madhërisht në ripërtëritje,

me zbardhëllimin e së sotmen pranverore,

mbushur plot e përplot me qumësht drite...

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1