Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Në ditëlindjen e poetit

Në ditëlindjen e poetit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ndoc Gjetja

Nga: Armela Hysi

 

Në ditëlindjen e poetit

 

dialog i poetit me lumin

            Ndoc Gjetjës

 

erdhën? riosh Diogjen më thuaj erdhën?

-      do vijnë o hyj-urtë! e sigurtë

             do të vijnë...

                        

                        buzëve një fener xixëllonjë

                        gjeq i tymtë aure të kristaltë

                        ku s'mbesin dot gjurmët e gishtave

                        kalimtarsh kurjozë

                                                     a dishepujsh.

-      erdhën Poet? sikur vonohen

-      po vijnë o jetë

                            s'ka si bëhet...

 

                        hiri i brengës thithëse zgjatet i qetë rrugëtim

                        është shpatë – është laps

                        gjymtyrë depërtuese në hullinë e mendjeve

 

-      pse s'merr diçka

ta kesh për luftë o shpirt

-      nuk më mposht dot e liga se

kthej faqen tjetër

        o perëndi rrjedhëse në

        mërgimin tim brenda vetes

                        

                        një rrudhëz nën tëmtha

                        në këmbëzën e patës – poezimbarsur

                        nis të lindë

 

-      ke dhimbje o Bir?

-      mbahem o Atë i lashtë

-      po e meritojnë

     o Ndoci im i mirë

-      s'mund të bëj ndryshe

       i dua më tepër se veten

       o Drini plak.

            

Comments (2 posted):

Vasil Klironomi on 10/03/2019 10:01:10
avatar
Armela Jonë, ju ngjitë Paktolosit të poezisë në të kundërt të rrjedhës për të arritur te (Zemra e Poetit;)
dhe ja arriti. Ashtu si Irakliti, nuk e zbulon
mendimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por dhe nuk e mashtron lexuesin duke i fshehur mendimin.
Njkohësishtë, siguron pikëpyetjen dhe i jep forcë poezisë të kuptohet në kohën e duhur. Nuk është e lehtë! Urime!
myslim maska on 13/03/2019 21:26:37
avatar
Armela! Te faleminderit per bukurine e dhimbshme dhe teper fisnike qe trete brenda meje per poetin tone te mrekullueshem NDOC GJETJA me poezine tende brilante dhe tronditese.
NE RASTIN ME TE MIRE JEMI HIJE...
URIME.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1