Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Bitëllsat

Bitëllsat

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pa titull

F. Terziu

 

Ishte një lehtësim i madh për ta kuptuar,

se ankthet janë vetëm gënjeshtra e bukur

këtë me siguri nuk ua kam thënë kurrë,

se gjërat që ju thatë janë gjërat që bëj unë

 

Çdo herë që ju kujtoj Ju.

 

 

Bitëllsat

F. Terziu

 

Vijat e bardha ende ngjyhen mirë.

Ashtu si kujtimet, pasojnë dhe pasojnë,

më nevojitesh. Dhe sa më shumë dua të jem kërkesa jote,

më shumë druhem se veshët

ende luajnë një muzikë që s’e përcjell.

Unë e di anën e errët të hënës,

dhe mënyrën se si shkëlqen dielli.

Vallet, lëvizjet, shakullimën,

që janë zhvendosur tani nga sikleti.

Brenda mëngës janë notat dhe pentagramet tona.

Unë nuk do t’i lë pluhurat në xhaketë të bëjnë punën e tyre.

Jam ulur në Abbey Road dhe i bëj rrokadë syve,

ngul një gjilpërë me butësi,

dhe dëgjoj gërvishtjen e hershme diskotike.

Duke qëndruar prapa, si duke parë një paradë,

unë të ndjej pranë të bukur, të prushtë,

këtu Bitëllsat luajnë muzikë në një ditë me re, të fraqtë

vetëm për 14 Shkurt!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1