Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | TEH I MPREHTË I MENÇURISË

TEH I MPREHTË I MENÇURISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image LEONIDHA NAQEDEHRAMI

NGA  LEONIDHA  NAQEDEHRAMI 

(Mbivlera e një krijimtarie) 

(Përsiatje  dhe mbresa nga krijimtaria e Akademikut Fatmir  Terziu -“Kritika  Ndryshe: Një vëzhgim në prozën dhe poezinë shqiptare”)

TEH   I   MPREHTË   I   MENÇURISË

 

Koha rrjedh , E Reja vjetrohet .

Rrjedha sjell Rilindjen E Re .

Fara çan dheun , gruri po zgjohet,

Mbjellë nga Qose, Terzi, Kadare.

 

Një teh i mprehtë i mençurisë ,

Operon prozëpoezinë shqiptare .

Nga horizonti pa skaj i dritës,

Ndjen vegimin e brerores magjitare .

 

Në fjalët e thëna, fjal’ e pathënë

Që zerin shqiptar e ngre aq lart.

Të lumtë për birin që ke moj nënë ,

Botës i jep mend në kritik’ e art.

 

Pa në ka njerëz që s’ shohin nga sytë ,

Se u është trashur cip’ e retinës,

Kur Dante Aligerin e njohu Bota,

Ç’ vlerë kishin kalemxhinjt’ e Fjorentinës ? !

 

 

E   NJOH   VETEN

 

Veten time e njoh mire .

Ti më mjeh e s’më njeh mua .

Unë jam ai që s’jam ,

Jam e s’jam ai që dua.

 

I kthej sytë brenda vetes.

Xhungla zhurmshëm  më gjëmon.

 Shoh humbella,  guva, shpella,

Shoh tigra mbyllur në hon .

 

 Logjika shqytar te porta,

Tigri egër skërmit dhëmbët .

 Kur tigri shkëput zinxhirët ,

 Ajo, fap , i shkurton këmbët.

 

 Ndodh që tigri del nga vathi .

Vërsulet e shqyen botën.

Fajin s’e ka egërsira ,

Po shqytari që i hap portën.

Comments (1 posted):

Fatmir Terziu on 11/02/2019 09:02:20
avatar
Jo më kot thjesht një takim, një kafe, një bisedë e zbulon Njeriun. Jo më kot trinomi, Abilekaj, Mara dhe Myrtaj hynë dhe mbetën në këtë bisedë me Njeriun dhe artfjalësjellësin e urtë Leonidha Naqevrami. E ndërsa e ndjej të skuqem në fytyrë përpara fjalëve, vërtetoj se një zotëri është dikush që mban komoditetin e njerëzve të tjerë mbi të vetin. Instinkt për ta bërë këtë është brenda çdo njeriu të mirë, besoj. Rregullat për hapjen e zemrave apo dhe të tjera ngjasive dhe të gjithë atë që jetikja e përcjell sikurse sende të tjera me fjalën dhe kuptimin 'zotëri' është një lojë shahu, sidomos këto ditë. Faleminderit i urti poet Naqedhrami.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1