Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PENTAGRAM I DHËMBJES

PENTAGRAM I DHËMBJES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kozma Gjergji

PENTAGRAM I DHËMBJES

Poezi nga Kozma Gjergji



PO KU DINIT JU?!… 

Poetit Faslli Haliti të dënuar nga regjimi i kaluar për artin e tij tejet novator. 


Ç’ju bëri zogu këngëtar

Që e qëlluat me pushkë

Dhe e shqyet qenërisht?! 


Ç’ju bëri, 

Përveç se këndoi mrekullira. 


Po ku dinit ju, 

Gjahtarë mjeranë, 

Të dëgjonit e ndjenit

Këngët e tia? 


DHËMBJA

Rikthehet dhëmbja

E një plage të vjetër. 

Rikthehet

Të mos e harroj. 


DIKTATORËT

Përse në popull

Gjithmonë pozojnë

Si shërbetorë?! 


BALERINI

Gjithëfarë rripa, xhingla mingla

Në qafë, 

Gjithfarë unaza, rruaza 

Në buzën e grisur

Zbukurojnë robërinë e

Ariut balerinë. 


Edhe pse ciganit

Nuk ia pëlqen muzikën 

I heq vallet sipas saj. 


PLUMBAT

Mbi xhelatë, terroristë, 

Fishkëllijnë, këndojnë. 

Mbi çlirimtarë, të pafajë

Qajnë, rënkojnë. 


ANTIRARACISTE

Njësoi deh vera e

Rrushit të bardhë e të zi, 

Njësoi qumështi i

Deles së bardhë e të zezë, 

Njësoi guguja e

Pëllumbeshës së bardhë e të zezë

Njësoj… 

Atëhere përse e bardha

E përçmon të zezën?! 


LUMTURIA

Si treni ekspres

Vetëm në disa stacione

Ndalet fare pak. 


BISHTI I  GJATË

Shpesh dhelprës

I ka kushtuar jetën. 


YJET

Digjen në heshtje

Mos t’u prishin 

Ëndrrat  netëve. 


HELMI

Gjithmonë e kanë servirur

Me ëmbëlsira

Dhe gota të stolisura. 

Comments (4 posted):

myslim maska on 11/02/2019 16:08:26
avatar
Poezi liriko-meditative. Sentenca filosofike, te mencura dhe te ndjera, te bukura.
Urime.
Annabel Russo on 11/02/2019 20:47:01
avatar
"Po ku dinit ju?!" me kujtoi "Kuajt e Akilit" ku lotet e kuajve preken perenditee jo vdekja e Patroklit. Injoranca e vraseve qe nuk kuptojne poezite e poetit tejkalojne fajin per krimin e vrasjes se tij. Poesia ka kriterin e saj per tragjedine.
Aliaj M on 13/02/2019 08:59:12
avatar
Si gjithnje ekspresiv e me varg te skalitur. Te perqafoj me shume mall Kozma!
Kozma Gjergji on 13/02/2019 18:25:27
avatar
Miq të dashur Myslim, Annabel, Murat! Ju falenderoj për vlerësimet e larta. Cila krijesë nuk
ndihet e gjallëruar nën shkëlqimin e ngrohtë të një dielli miqësor?!
Kozma Gjergji.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1