Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | MUZG

MUZG

image Bedri Alimehmeti

MUZG

Sa lehtas bie muzgu mbi Tiranë!
S'besoj të ndodhë në tjetër qytet.
Nën farfuritje dritash an'e mbanÄ—.
Nga maj e Dajtit hij'e tij hijshëm zbret.

Bar "Sahati" 1968

-----------

VETËM ME VETMIN

Filxhanin me kafe "Fantina"
Kam përpara,
Në tavolinën e qoshes së ngrohtë
Në bar "Petit Cafe".
Jasht retë e murme mbi Monte Mario
Derdhin shi.
Hapsirën e ambjentit parizien
Tej e në fund e ka pushtuar
Zë i divas secolare, 
Ornela Vanoni me refrenin mesazh:
"Impararsi l'amore".
pMëso të duash o njeri!
S'resht trokëllim e shiut mbi xham
Pafundsisht qetësi
Në " Petit Cafe
Vetëm me veten time jam.


Bar "Petit Cafe", 7 shkurt 2018

-----------

OGGI PAGO IO *)

Veshin njësh 
mbi altoparlantin
e të mrekullueshmes "Phanola", 1)
që tingujt e magjishëm të "Piove"2)
po më sillte
nëpër terrin e akullt 
të asaj nate të ftohtë,
tejet të largët janari 1959,
mjegullnajën e brymtë të së cilës
me ëmbëlsinë e timbrikës së zërave 
e ngrohnin  
Domenico Modugno e Johnny Dorelli:
"Ciao ciao bambina
Un bacio ancora..."3)

Rrëfej një histori 
të trishtë timen
më shumë se gjysmë shekullore.
Miqt italianë
nuk më besojnë! 
E impossibile!4)
Ngre supet e brishtë Paula.
Inxhinier Serxhio tund kokën,
mosbesues: "Non posso!"5)
Më dhemb zemra.
Renata e Armando
lënë kapucinot përgjysmë
shohin njëri tjetrin me habi.
Brunela pulit qepallat 
pas të cilave venitet drit'e syve blu.
"Credetemi!
- ho detto a miei amici italiani, 
- avevo solo tredici anni, 
quando l'ho sentita
per la prima volta Sanremo".6)

Nga dritarja e "Belsito"-bar
mbi Monte Mario 7)
lartohet antenna Rai-Studio uno.
Këngët italiane u them
na mbanin gjallë,
nektari i tyre na shuante etjen
në rrugëtimin theqafe
nëpër shkretëtirën
ideologjike staliniste.
Questa antenna per noi 
era una finestra. 8)

Pas kësaj
miqt e mi befasohen keqas.
Faleminderit dashamirsisë 
së eterit,
që një pjesë të atyre valëve magjiplote
ia takste shqiptarëve.
Thua vallë e dinte
apo e merrte me mend
c'domosdoshmëri qenë për ata,
për ne.
Në errësirën e qelisë ku merrnim frymë,
ishin e vetmja rreze shprese 
që depërtonte si meteor 
nëpër hekurat e frengjisë.

Pas kësaj
supet e brishtë të sinjora Paulas
gjejnë normalitetin.
Inxhinier Serxhio
nuk e tund më kokën mosbesues.
Renata e Armando
cojnë deri në fund kapucinot e ftohta.
Sinjora Brunela nuk i pulit qepallat,
nga sytë e saj blu shpërthen drita.
Grazie amici. Oggi pagò io.9)

Roma "Belsito"-bar, shtator 2018
------------
*)-(itl.) - Sot pagina unë
1)-markë radio
2)-(itl.) "Shiu" kënga fituese Sanremo 1959
3)-(itl.) - vargje të këngës
4)-(itl.) - e pamundur 
5)-(itl.) - nuk mundet
6)-(itl.) - Besomëni -u them miqve të mi italianë- isha vetëm 13 vjec kur dëgjova për herë të parë Sanremon.
7)-Kodra më e lartë e Romës
8)-(itl.) - Kjo antenë për ne ishte një dritare
9)-(itl.) - Faleminderit miq. Sot paguaj unë.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1