Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SHKENCËTARJA SABIHA KASIMATI

SHKENCËTARJA SABIHA KASIMATI

Font size: Decrease font Enlarge font
image SABIHA KASIMATI

SHKENCËTARJA SABIHA KASIMATI

Nga Luan Çipi

 

 

 

Një tjetër vashë e shquar,

E bukur nga mendja, shtati,

Dijetare e sprovuar,

Ish Sabiha Kasimati.

 

Nga Gjirokastra mërguar,

Në Korçë Liceun mbaroi,

Bijë e doktorit t’ nderuar,

Në Torino diplomoi.

 

Studioi për  biologji,

Rezultatet ekselente

Për faunë e iktiologji,

Specialitete më vete.

 

Shkencëtarja e parë, lidere,

Ndërmerr për peshqit studim,

Cakton norma dhe kritere

Për mbarështim dhe kultivim.

 

Instituti Studimeve Shqiptare,

Si anëtare e kooptoi,

Sabihaja, vajzë krenare,

Fiton emër dhe përvojë!

 

 “Udhëheqja”, nuk rra dakord,

Nuk e desh vetëm shkencëtare

Ndaj n’ ide e goditi fort

E desh skllave e shërbestare.

 

Vet ata sajuan breza

Me armiq të shtirë në mes,

Përfshirë në lista të zeza:

O me ne, o ndryshe vdes!

 

Pretekst, një shashkë u gjet,

“Te Sovjetikët kërcënime”!

Komunizmi, ajkën vret:

Njëzet e dy pushkatime!

 

Në Munik, u bë hataja,

Gropë e thellë e pa mbuluar,

Mes martirësh, Sabihaja,

Kokë e trupin të coptuar.

 

Ikin vitet, dita zbardhet,

Vezullojnë yjet në qiell,

“Nderi i Kombit” Ajo shpallet,

E vërteta ndrin si Diell!

 

Tiranë, më 05.11.2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1