Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GRUSHTI I MADH, SA NJË MAL

GRUSHTI I MADH, SA NJË MAL

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

GRUSHTI I MADH, SA NJË MAL 

 

Kur i paafti arrin në fronin e mbretit,

përkrahur nga miqtë dhe shpura e fisit,

kur merr në dorë gjithë frenat e shtetit

për t’i shkruar si do vet, nenet e ligjit;

 

Kur brezat lindin në agun e mëngjesit,

me miliona borxh, në barkun e nënës,

kur ardhmëria pritur gjatë nga njerëzit

dështon dhe vret shpresën e ëndrrës;

 

Kur trafiqet, vjedhja, rrena në vazhdimësi, 

kur falsifikimi, arroganca, sundon shtetin,

bashkimi i duarve është e vetmja mundësi,

që zotërojnë të ndershmit me njeri-tjetrin.

 

Prandaj o i uritur, o i papunë, o i dëshpëruar,

o njeri, që ke ndërmend të emigrosh në botë,

para oligarkëve, që zgërdhihen të lumturuar,

ejani të ngremë fuqishëm grushtin tonë sot,

 

Të shtrëngojmë duart, si vëllezër në varfëri,

të bëjmë një grusht të madh, sa një mal, 

këtij vendi malesh t’i shtojmë një mal të ri

dhe rrënimit të mëtejshëm, t’i themi: Ndal!...

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 13/02/2019 01:13:06
avatar
Me te lumte goja sa mendia;
Bere GRUSHTIN MAL,poeti yne Vulnet.

Vulnet qe ka vullnet,vertet
Si flet,me ciltesi i miri POET.
Jo C'ka barku i nxier bardhaku
Po shpreh ate qe e ha meraku...
Te lumte mendia,komanduar ate dore,
Te pacim Poet e di;shume te degjojne,
Poeti qe di,ku e ven PIKEN mbi "I"
Ky eshte i ralli djale Matove-Vullneti
Ditet Njemije .

Toronto1-02-2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1