Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Çështje bore

Çështje bore

Font size: Decrease font Enlarge font
image Miri Dhrami

Çështje bore

Në vendim tim dëbora kalon si bari i paqethur

i cili mundohet të fsheh mjekrën e dredhur nga vuajtjet në mal.  

Për një çast ngjan me ata që mendohen të bëjnë shumë gjëra,

por nuk dinë nga t’ia fillojnë...

 

Rrallë  bie dëborë në vendin tim.  

Fotografitë e qeshura në mes borës janë dëshmia se ne lahemi me diellor.

Këtë kleçkë shfrytëzonte fotografi plak që priste tek sheshi i lagjes

me aparatin “zenith” në qafë si hajmali.

Pak dëborë mbi flokët e tij, i shtonte seriozitet në punë.    

-Çuna, lehtë hapat mbi dëborë! Nesër do ta kërkojmë!..

 këshillonte dhe na shkrepte foto ku bora të ish e pashkelur.

 

Dje në Londër bora zbriti e pastër, e plotë,

në shkallët prej druri 6x4 inç.  

Kështu ndjehet e sigurt.     

Madje edhe kur ja djegin sytë me kripë të zezë,

bora, e vetmja bardhoshe nuk ankohet.

Bora vjen me rroba leshi endur nga plaka të mpakura indiane.   

Bora në Londër pëshpërit si skocezja që ende nuk ka lindur,  

dhe shtëpia ku ëndërron të dëgjojë zërat e 4 kolopuçëve    

është rrafsh me tokën,

me pak çakëll të kuqerrëmtë para derës për drenazh.    

 

U zbardh parkimi para shtëpisë ku jetoj dhe zogu i zi i madh

pronar i pemës së vetmuar anash,

ngjit e zbret me të shpejtë degët e zhveshura

sikur do të riparojë diçka që nuk shkon mes kaq bardhësie.  

Zogu i zi i vetmuar nuk begenis të shkelë mbi borë,  

dhe bora ne parking është ende e pashkelur.

 

Nga dreka dikush hyn në parking dhe makina e tij shkruan

një pikëpyetje të madhe. Pika në fund mungon.

Sheshi është i gjerë. Bora ende e pastër.

Burri ndez një cigare dhe nga

xhami i hapur vëren tymin që flet me flokët e borës.

Biseda e tyre e vakët,

si mes njerëzve që nuk kanë mall për njëri-tjetrin.

Makina e tij e ngrohtë qëndron në shpinë të pikëpyetjes.  

 

Zogu i madh i zi, ende ngjitezbret shpejt degët e pemës.

Kushedi, ndoshta nuk e ka prej shqetësimit.  

Ndoshta gëzohet në një mënyrë që nuk e njoh. Nuk e kuptoj.

Gjithsesi, zogu i zi ta largon vëmendjen nga magjia e borës.

Dhe nuk besoj se çdo herë kur në Londër bie borë  

Zogu i zi shqetësohet apo gëzohet ngaqë ai duhet të bëhet  

pika e munguar në pikëpyetjet që krijojnë

    në parkingun e madh, njerëzit e vetmuar! 

Comments (2 posted):

Vasil Klironomi on 08/02/2019 19:59:42
avatar
Haaa Miri Dhrami! Ke diçka tej aftësive të një tregimtari. Një angazhim ky, që nuk e prisja edhe pse e di që je një krijues me aftësi të veçanta.
Peizazhi yt poetik është në baraspeshë me atë të prozës. Urime, urime të përzemërta.
on 10/02/2019 21:44:05
avatar
Përshkrim shumë i bukur. Mbyllje fantastike!
Urime!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1