|
Tre dallgë kapërcyen Detin
(Miqësisht Vasil Qesarit)
Fatmir Terziu
Tre dallgë kapërcyen Detin
Lanë pas stërkala Blu mbi Vlorë
Në ikje mbajtën strukur amanetin
Ca gërma shtrënguan në dorë.
Me zogj shtegtarë gjetën gjuhën
Teksa qëndisnin në ekranin Blu
Sfidën, zhgënjimin, rrëmujën
Që e gdhëndën më pas në tru.
Tutje, matanë La Manshit
Një fllad godet pa fre
Stërkalat ndalin marshin
Nën qiellin plot re.
Bashkohen mbi telajo
Në një sfond rreth Bordosë
Simbad Detari plot kurajo
Udhërrëfen vitet kah Metrosë!
Kamera në sup c’i mbeti
Mikja e tij dhe në gjumë
Përfitojmë nga sebepi
T’i urojmë 100 vjet më shumë!
|
Post your comment