Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Martin Camajt

Martin Camajt

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

Martin Camajt

Nga Fatmir Terziu

 

Fryma e poterës gërthen në fytyrë

ulet mbi një kullë gurësh, të ngjashme me kafkat dhe stoikët.

 

Grigja pikturon kalamaj,

të mitur,

që zihen, organizohen dhe kodojnë

lukuninë e saj, pak të mërzitshme

për njeriun që e ngatërron ngrohtësinë si të përhershme.

 

Të gjithë stinët në hapësirë metojnë midis dy harpave

dhe Martin Camaj shkroi “Nji stinë e humbun”

si një histori e humbjes

për të dashuruarit që braktisi,

 

vetë stina që unë jam duke u përpjekur të them është kjo:

janari do të largohet nga kalendari

kalendari do të pasojë shkurtin

si një dashnore me dy fytyra

por mos harroni kurrë marsin që ndan me prillin

frymën e fundit të dimrit

poshtë fytyrës tënde të shenjtë

gjithnjë do të rimendosh të hënën filli.

 

Fryma e së hënës gjithnjë është mes teje dhe turmës

sepse e hëna është para “dhambëve të sutës”.

 

 

Shi i largët

Nga Fatmir Terziu

 

(Spikerja e kohës tha se sot është ditë shiu).

 

E di që ishte koha juaj e preferuar

ajo ishte e imja, por jo tani,

binte furishëm duke më lënë zgjuar

bënte garë me sytë e mi.

 

Një gjë ishte e qartë dhe unë e di

të ndjeja me plot zell e kërshëri

të prekja, të shijova deri në zgjim,

po si mund të të dëgjoja në shi?

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1