Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ATËHERE MBI THINJA ÇFARË TË HEDH…

ATËHERE MBI THINJA ÇFARË TË HEDH…

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM D.SHEHU

QAZIM D.SHEHU

ATËHERE MBI THINJA ÇFARË TË HEDH…

 

 

…dhe frashëri që jep bojë  u tha,

në  rrëpirën që nga tharja e tij shket…

boja u mbarua,

kimikisht qesh në epruvetë.

 

 

atëhere mbi thinja çfarë të hedh,

ndoshta një refleks muzgjesh,

a një ngjyrë mesnate që  shket

drejt ëndrrës së strukur?

 

KRAHËT E DASHURISË

Krahët e dashurisë mbajnë flatra

Dhe erën e saj sjellin nga një e çarë

Poshtë derës.

 

Kjo s`është më e pakta 

shenjë e këndelljes

 

Si degët e  pemëve

Pranë   një lumi i kam parë

Freskuar prej pahut të tij.

 

Veç kurrë nuk e pashë njërin

Ta ulë tjetrin  kur dashuruam gabim.

 

Të dy,besnikë shkuan

Gjer në flijim…

 

 

TABELAT

Pas kësaj të diele, letër e ngjitur

Mbi xham ,mos vërshojë hëna,

 

 

Fillon  e hëna…

 

Java me një vesh të ngritur

 Do gjëmojnë  ditët me të shtëna

Ëndrrash,

 udhëve të panginjura…

 

Të shtunën

Kaq  tabela të paprekura shoh

 

Një ajër, të paplagosura me të shtëna;

E hëna tjetër ditët starton po njësoj…

Letra të dielën, prapë zverdhet nga hëna…

 

ARNË NË SHPIRT

Kur ikën rrugës qetësisht

Njerëzit të venë një bisht.

 

Me  ego majmunore,

Drejtpërdrejt e tërthore…

 

Një kind  ka çdo njeri,

Dhe një arnë në shpirt,

 

Po kush s`e sheh të pasmen e tij,

Shikimi tek tjetri më tepër ngjit…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1