Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NË QENDËR TË VËMENDJES

NË QENDËR TË VËMENDJES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

NË QENDËR TË VËMENDJES
 
Jeta lëviz pa u ndalur, si në garë konkurimi,
ndërmjet punës, dijes dhe kulturës jetësore.
Përparësitë vlerësohen, nga vetë njerëzimi,
kush duhet në qendër të vëmendjes kryesore.
 
Puna dhe dija, si energji të krahut e mendjes,
shtyjnë jetën më tej, në lartësitë e qytetërimit.
kultura dhe arti në libra, ekrane, nota kënge, 
krijojnë ndjesitë e holla për argëtimin e shpirtit.
 
Kjo është përvoja dhe praktika mijëravjeçare,
nga mbretëria e gurit, te kozmosi i elektronikës.
Të gjitha përpjekjet fokusohen drejt kësaj gare,
nga Poli i Veriut, në akujt fundor të Antarktidës.
 
Ndryshe këtu, në skaj të Ballkanit perëndimor,
vëmendja përqendrohet te politikë-aristokracia.
Heronj dite bëhen papagajtë e acarimit nervor,
që i frynë urrejtjes e i nxjerrin zemërimit shkëndija. 
 
Po ju, o indiferentë të mençur, të genit shqiptar,
sa kohë do bëni sehir, këto shfaqje maskarade,
të duartrokitjeve politike, kush zë vendin e parë,
duke shkrumbuar flakë e tym, milionat e parave?!...  
 
Provoni të mbyllni ekranet dhe të mos lexoni gazetë,
të mos votoni figura të zvetënuara, të mbira në sy!...
Atëherë, dalin arkitektët e vërtetë pa teser në xhep,        
por me projektin e ngjitjes kombëtare në lartësi!...

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 15/01/2019 01:58:10
avatar
Faleminderit"MIGJENI"diteve tona!

Vulnet Mato Poet si Migjeni na flet.
Tej oqeanit,ne Toronto te Kanadase,
Hapur,1000vende pune,per emigrante...
Jeta leviz,me projekte qeverisieje.
*
Tej oqeanit femijet e femijeve lindur
27vec NIPCIA mbushur,atdheun pa pare,
Me gezojne,me gjuhen e nenes folur,
Prinderit,nga atdheu ikur UNIVERSITARE.
Rruget tej oqeaneve mare,me bindien:
-S'ta shtron kush sofren,pa pune e dije,
Siguruar,ne shkollat e atdheut nxene..
Shkolla profesionale e te pergjitheshme
Sakrifica sublime,cdo famile bere.."
Tani kuptuar;"Puna te nxjer ne selamet"
Kapitalizmi ka vende pune,per specialist
Nje gjekuptuar,jemi ne nje"shtet social"
Shteti Kanadez,permes ligjeve zhvilohet.
**
Teksa shkruaj keto radhe mbesa,mejosh,
-Gjyshi!mbarova shkollen pune do filloj
Dietolloge ne nje spital rajonal,
Pas specializimit,2vjet pasuniversitar.
Kjo pasi dola me mezateren mbi nente,
Ka rregulla ketu gjyshi,cilesi kerkohet.
Sa disipline,qe ju na thoshit-shkencore,
Pa te,s'pin uje,as diploma"doktorature".
***
I lexova tre strofat e juaja pembyllese,
-ndryshe,ne skaj t'Ballkanit Perendimor"
Anarshia,korupsioni,droga dominojne,
Ndasi partiake,fetar-pasurie,dominojne.
****
I a lexova dhe ato cfaqiet maskarade,,,
Shkrumbur flake e tym,milionat e parave.
Vuri duart ne koke"Migjenin"sa lexuar
Vertet.Shqiperia NENE aty- perfunduar?!
Faleminderit gjysh,po sa lexoj mendoj
Amaneti tend,si mundet t'ua plotesoj..

Po;- Do kthehem ne atdhe:...
...atehere kur artkitektet e vertete..
pa tesera partie,me projekte ne xhep
te shoh:ngjitien kombetare ne Lartesi.
Keshtu si eshte sot,s'vihet ne shqiperi.

C'ti them mbeses vec;- ruaj amanetin:
-Bjerini botes ane e mbane....Po,
Mos e HARRONI VATANE.
amanet lene,te paret TANE.

Toronto14-01-2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1