Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ZEMËR E DËSHPËRUAR

ZEMËR E DËSHPËRUAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

ZEMËR E DËSHPËRUAR

Nga Reshat Kripa

O moj zemra ime, zemër pikëlluar,

Çfarë ke pse rënkon, zemër dëshpëruar?

Unë po  vajtoj, kohën e kaluar,

Kohën e rinisë, kohë hidhëruar.

 

Atë kohë mizore që ne e jetuam,

Kjo rini e sotme, nuk e ka menduar,

Nuk e ka menduar dhe as e mendon,

Se dikur dhe jeta, varej nga një fron.

 

Dhe ky fron i lartë,  fron prej perandori,

Ishte nën sundimin vetëm të një horri,

Turma hipokritësh, bënin hosana,

Që të gjithë thërrisnin, rrofsh o Baraba!

 

Si nuk kishit turp, s’kishit as moral,

Ju, o deputetë, ju intelektualë!

Vallë a s’kishit seder, s’kishit vetëdije?

Jeta njëherë vjen dhe njëherë bie.

 

Por morali rron, do të rrojë për jetë,

Vetëm kjo dallon, njerëzit e vërtetë,

Atë  po e humbe, humbur ke gjithçka,

Për ty më nuk mbetet, nuk mbetet asgja.

 

Ndaj kjo zemra ime, zemër e lënduar,

Gjithë këto kujton, ndaj rri dëshpëruar.

Rri e dëshpëruar, zemër në lëngatë,

Qan edhe vajton, Shqipërinë e ngratë!

Tiranë,  korrik 2004

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1