Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Njerëzisht në dashuri

Njerëzisht në dashuri

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas një ekspozite të piktorit

Nga Fatmir Terziu

 

Duke folur për zemrat e thyera

rregullat që mbollën memorjet

ditëve kur librat u braktisën 

u ngritën studentët shpërthyen dosjet

dikush po pikturon tashmë edhe qiellin

mandarinë, shafran,

një ngjyrë të ndriçuar si jargavan

kundër blusë së errët, kundër blusë së kthjellët, 

një qiell të paparë,

që shtrihet në kanavacë si murg,

së bashku me të gjitha ngjyrat e tjera verbuese 

të pikturuara post-moderne të një qielli muzg.

 

Dhe peneli zbret retë stratosferike 

karamele pambuku, karamele 

kristal akull të ngrirë në superftohtësi

për ujqër, tigra, luanër, kafshë të tjera dhe dele

pikat e ujit 

shtrydhin qiellin në karnavac 

cirku i bojërave pëshpërit…

Dëgjoj atë pëshpëritje, or “Tung”, or “Tung”

është mjaft shkurt,

nuk e kuptoj dhe shtirem ta kuptoj

ku po na vizatojnë si trung?

 

Mbi bukurinë e verbër

me rrezet e diellit të pashembullt të piktorit

trungu i shtrirë si një qengj

shikon në sy pa frikë,

trungu ... në çudi

pastaj hingëllon si një e çarë me thikë

e bubullima që vjen,

e frymëzon piktorin në këtë pikë.

 

Gjetja e thellësisë dhe lartësisë

lart në stratosferë

një qasje e verbuar nga pastija e dijes

niveli i dritës përtej penelit

ose dhe ideja pas ndezjes

të prekur nga sasia e mjegullt

ngjashëm bie në një humnerë

... siç po arrij ta kuptoj këtë rregull. 

 

Lartë mbi dritën që lë peneli ndjek venitjen

e një perëndimi të ngrirë në fillim të vitit

marr frymë thellë, frymë të madhe

frymën e atij ajri të kushtueshëm

që më mban dhe këmbët e mia të skajshme

gishtërinjtë e pikturuar

kush e di?

Ndoshta jemi kthyer

në tokë të ngurta,

piktori ka bërë modernizëm, një truk

edhe qiellin nuk e kemi më mbi trung. 

 

Vlerësojmë për herë të fundit

këtë ekspozitë 

me qiell të tjetërsuar, me errësirë, pa dritë

unë them se populli im e shtrenjtë fle mirë,

për ju i dashuri im piktor

dimërim të ëmbël

frymëzim, argëtim, frymëzim,

eh, sa Ju duam në korr,

i pazëvendësueshmi Piktor.

 

Thëngjijtë

Nga Fatmir Terziu

 

Eh, i dogjëm vitet, shekujt

i bëmë thëngjij,

i tretëm hi. Tani mezi kërkojmë të shohim shikimin tënd të dashur,

shikimin e artë, plot dritë,

eh, e shtrenjta, e madhërishmja Shqipëri!

 

Në mënyrë që të mund të shpërthejë shpirti ynë i qetë

të gjithë jemi gati të brohorasim me mënyrën tonë të thjeshtë!

 

Dashuria për ty ka mbetur të shpaloset në një trëndafil

që ekspozohet në dritën delikate të mëngjesit.

E gjitha e frymëzuar nga Thëngjijtë!

 

Dhe sikur të thoni, nuk doni një diell që flakëron ... 

por, një stunt të ndezur ...

a nuk mund ta shihni se kemi një yll që rrezaton dritën e vet vetëm për ty,

e shtrenjta ime Shqipëri?

 

Pra, shikoni, përmes rrezeve të djegura të dashurisë, së këtij ylli

që shndrit ... duke u ushqyer me Thëngjijtë

 

Kjo është një nga dëshirat e tij!

 

Njerëzisht në dashuri

Nga Fatmir Terziu

 

Qielli është blu dhe i ndritshëm dhe i lirë

poshtë tij është një botë e ngjyrave

në të ngrysur, në të mugëtuar, në të gdhirë

ka dhimbje dhe trishtim, zemërim dhe lëndim

por ka edhe lumturi

para, dragonj dhe monstra që na kontrollojnë, 

pra hapni sytë dhe shikoni tani,

njerëzisht Ju jeni plot dashuri. 

 

Sepse dashuria nuk është e verbër për njerëzinë,

të verbër janë ata,

të cilët kurrë nuk e njohën dashurinë.

 

Nënshtrim

Nga Fatmir Terziu

 

Na holli kocka

një luftë me fjalë,

përallë dhe …

…kazanë…

…gjumë të ëmbël!

 

Litari 

rreth këmbëve prush

na bën të ndjehemi askush?

 

Zinxhiri

Nga Fatmir Terziu

 

Ai kishte një zinxhir, 

të rrethrotulluar në qafën e tij.

 

E pyeta veten nëse do të ishte i ftohtë rreth qafës sime

ose nëse do të ishte i nxehtë, 

apo do të duhej ta ngrohja vetëm për të qenë i sigurt,

me qafën brenda një zinxhiri,

brenda një rrethi të fortë.

 

Pyes ende veten nëse do të ishte aq i rehatshëm në të fjetur,

por asgjë nuk është aq e re sa të fjeturit:

si ëndërr, 

si frymëmarrje, 

si të menduarit për të qenë më trim,

rrethqafuar me një zinxhir të shtrenjtë,

që dikur të merrte jetën, të linte pa frymë.

 

Kështu që unë nuk pyes më për zinxhir, flori a bakër, 

sepse një zinxhir në qafën e njeriut po të ishte i drejtë,

edhe të vdekurit prej tij mund të merrnin frymë pa ajër.

 

Për të gjithë miqtë e mi Shqip…

Nga Fatmir Terziu

 

Për të gjithë miqtë e mi Shqip…

më duhet vetëm një fjalë

një fjalë Shqip…

sa shtatë milionë përqafime.

Jo një ngritje e supeve 

shikim 

ose tundje dore.

Jo një “mirëmëngjes” ose një “si jeni?”

Jo një Twit, 

jo një mesazh të parakohshëm, 

ose si shumë të tjera për festat,

ditëlindjen.

Nuk është se nuk e dua një buzëqeshje, 

një “çfarë ka ndodhur”, 

apo dhe një lëvdatë apo dhe kritikë në sy.

Jo se nuk e pres një letër në postë, 

një tekst, 

ose një shaka në kafe,

Jo se nuk e dua një natë me Ju, 

një darkë, 

ose një … thjesht një fjalë,

në Twitter, Facebook, Website, 

Whatsap…

Ama po ta them hapur Shqip…,

Vëllai, miku, shoku, Njeriu im

më mjafton edhe vetëm një përqafim.

Comments (1 posted):

Eqerem Canaj on 12/01/2019 11:50:42
avatar
Pershendetje, i ndrituri Fatmir Terziu, poezite e sapo deklaruara jane vecse, bombe brenda vetedijes kombetare...
S'ka me bukur dhe me fuqishem se keto.
Urime!
Eqerem Canaj

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1