Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Po si mund të fle i qetë?!

Po si mund të fle i qetë?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Po si mund të fle i qetë?!
     (cikël me poezi)


Nga   Përparim  Hysi

1.Mos më thoni

Mos më thoni:- Je i mbajtur!
(Edhe fare s'paskam rënë!!!
Nuk e shihni që jam "zbardhur"
(Edhe dhëmbët kam të vënë).

Edhe dhëmbët kam të vënë
Dhe më duhen një palë këmbë
Ndaj "ca zonja" më janë"vënë"
"Kakarisin" dhe s'më lënë.

"Kakarisin" dhe s'më lënë
Se e shohin që s'kam këmbë
Dhe protezat  që kam vënë
Më "ngacmojnë" dhe nuk më lënë.

Dhe më "rroftë" që jam i mbajtur
Nuk ka gjë që jam flokë zbardhur
Shih me sy e bëj sehir
"Nuk ha dot më qelepir".

2. Po si mund të fle i qetë?

Ti më shkruaje:- Fli i qetë!
Mes nesh miqësia si përherë!
Por ja, kaluan veç dyvjet
Dhe zotimi yt u bë erë.

Ç'erë fryu që e mori zotimin
Dhe nuk e di fare nga e çoi
Kjo erë sikur solli dimrin
Mes nesh,"ngrica" filloi.

Thoshe:- Më ke shokuar!
(Ç'qe,-sikur pyesje,- nga ti ai shpërthim?)
Dhe vazhdoje:- Jam krejt e paralizuar
Dhe jetoj,me tëndin kujtim!"

E di që ke hyrë në faqen time,
E di që i lexon këto rreshta.
Me zero shumëzoi ato premtime
Si gjethet që nga pemët dëbon era.

3.Tik-taket e zemrës

Tik-taket e zemrës sime
Mbi zemrën tënde po godasin
Ta dish mirë, moj mikja ime
Këto "tik-take" sikur flasin.

Dhe nuk më vret fare ndërgjegja
Se ç'po bëj, është mëkat
Kur reciproke është ndjenja
As që pyes, në më zënë"mat"

Në kraharuar ta vura kokën
Tik-takun tënd të zemrës e ndjej
Pranë teje,sikur kam tërë botën
Dhe nuk pyes se ç'ndodh në tej...

     Tiranë, 11 janar 2019

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 11/01/2019 15:12:01
avatar
NOSTALGJI- Enderrat permbysur...
te rrojme me"dashirine e PARE"

Kujtime rinie,sot kam rimarre;
Eshte DITA 11JANAR;dite feste;
E para festuar sot e 73 vjet me pare,
Shpallet Republika si sot,"11Janar".
Fatkeqesisht pseudo vite demokraci
Nuk ka Republike Popullore ne shqiperi
Pseudot pas90tes,nje popull mashtuar,
Me Pushtet ekstrem,super shtresat.
**Ti i dashur Poet;s'fe dot i qete
-Je zbardhur,floket te kane rene..
Populli 45 vjet,te barabarte qene!
Sot;shifi;supershtresat po hane...
Mashtruar popullin,superklasa,bere.
Ky ishte kujtimi i dhimshem i pare
Vertet si Ty:-si mund te fle i qete
Ato vite e kishe te siguruar jeten
Sot si une,gjysma popullit;emigrante
Edi...qe ti Poet,sa mbare nje populli
Jetoni me kete hall te madh,ne zemer,
Vertet"ZOTIMET"elektorale bere ere
"Zotime";Polarizim te skajshem sjelle.
***Si Ty Poet-thirur dashurise jetes
Po i therezin e,mijera atdhetare;
Tik-takun e zemres-ATDHE-ndiejne
Prane tij ata,vertet; KANE-BOTEN.
***
VO.Ate frazen:
"Dhe nuk pyes se c'ndodh me tej.."
Betuar jemi:
Botes i biem ane embane....
po JO! nuk e harrojme VATANE !

Pasuesi veteran;
Toronto11-JANAR 2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1