Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | E dashur dashuri!

E dashur dashuri!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Dashuria për shtëpinë

Nga Fatmir Terziu

 

Në dërrasë të zezë e shkruam së pari me të bardhë

e zbukuruam duke imituar faqet në brendësi.

Ishte “Abetare”. E mësuam përmendësh atë fjalë

me bardhësinë e saj nënshkruam një dashuri.

 

Shkronjat në telefonin tim e pikasin emrin tënd

pas shumë vitesh të mbetur larg mes syve një vegim

është një sekret, por mbete gjithmonë si një këngë

melodia që oshëtin edhe larg ëndrrave deri në agim.

 

Kjo ndodh kur bëjmë rrokadë me ty bardhësinë

edhe atëherë kur dielli pikiatet si një zjarr në sy

asgjë dhe asnjëherë nuk na e shuan dashurinë

për ty e ngrohta, e shtrenjta dhe e dashura shtëpi.

 

E dashur dashuri!

Nga Fatmir Terziu

 

Nga leximi im bota jote është një tis i mistertë

sepse askush nuk të ka zbërthyer shkencërisht,

dhe dashuria për ty dashuri duket si një ide e shtrenjtë

sepse të kemi dashuruar për jetën vetëm dashurisht.

 

Një auditor universiteti thjesht duket më i koti,

kjo sepse universiteti nuk ka nge të merret me ty.

Dhe e pakëndshmja është vetëm një botë loti,

kur të ndodh, e ndjej shqetësimin të lexoj në sy.

 

Bota jote nuk është një mjedis i shkencës,

se shkenca kërkon tek retë karamele pambuku.

Filma dashurie jashtëzakonisht i bëhen ndjenjës

plagëve të vjetra e të reja foshnjërisht të strukur.

 

Dhe e di që mund t’ju duket se e kam thjesht poezi,

ju lutem më besoni kur them se nuk është e vërtetë.

Unë shkruaj të gjithë atë që kam ditur dhe di,

nuk mund të ndajë atë që nuk ia vlen në këtë jetë.

 

E vërteta është me sa e di unë njerëzisht,

të paktën nga koha që jam i tillë mes jush

të gjithë e duam dashurinë vetëm dashurisht,

askush nuk shkon më tej, pse dashuria të prush?

 

Dashuria

Fatmir Terziu

 

Drita e një planeti të ri që hyn në sy

pra e mrodhtë, aq e nxehtë, por aq e butë, kaq zjarr,

e pasionuar, por e durueshme, plot botë,

sa shumë në kaq pak

është kaq e ngrohtë.

 

Misteret rinore dhe trillet e djegura që ngjizen

pra e dhimbshme, kaq eksplozive, por aq ngushëlluese, aq tërheqëse

e përkushtuar, tejet e gjallë,

lulet u mbollën. Pse mbesim të shukatur

është e jashtëzakonshme kjo që ndodh vallë?

 

Nuk ka fjalë që të përputhen me këtë imazh didaktik

pra djersitur, kaq intensivë, por kaq të ndjeshëm, kaq të qetë

ëndrra mbetet në ëndërr, por dhe një realitet

si një fantazi që të ndez

misterin e jetës në jetë.

 

Ndjesia e shkrirjes së zjarrit në brendësi

përqafimi, shijimi, ndjenja, ndjesia

të shkruara si skica delikate

dy trupa që thjesht villasen

rrahjet pulsuese që luftojnë për paqe

brenda syve ku drita vijaset.

 

Ajo është zbulimi im astronomik më i dashur

dhe unë meteori i rënë prej saj.

Dashuria? Një planet i pazbrazur.

 

Shi

Nga fatmir Terziu

 

Zbehet

lëkura e lëmuar e qiellit

me vajra, kripë dhe parfume frymorësh

lyhet e ngjyhet me shkumën e diellit

me bojëra të shtrenjta dhe bën maskë

avull i prushtë dhe i butë

si një mjaltë i ngrohtë

Toka vuan

në dritën e artë të muzgut

gjymtyrë të hapura skeleton

nën mëndafsh dhe push frymësh

pret.

 

Pret që litarët e tu të lëshohen.

 

Bindje

Nga Fatmir Terziu

 

Kapërcej një prag, të kryer nga ikja e pastër,

duke mbirë mbi kallo, duke u zhvendosur, në rrjedhën e rrudhave,

pasi memorja e lodhur,

vetëm zhgarravit shenjat e gishtave,

kurrë nuk do të jetë tërësisht përsëri,

pjesa e ikur,

pjesët e një kohe të hartuar në mendime të bekuara e të lumtura,

stër-stër-stër-gjyshërit e të Tjerët e një gjaku.

E gjaku u bëka ujë?!

Duke u mbytur mbrapa dhe mbrapa pragjeve,

qielli i ndriçuar dikur,

qielli i kaltër më lart është errësuar me vetëtima kërcënuese,

të trasha,

por joshëse.

Ndoshta vetëm një herë këtë qiell e kemi pastruar me duar

përsëri,

kjo skenë na ka lënë të harruar,

pse vallë jemi kaq larg dhe afër

një pragu të tillë me të cilin ishim dashuruar?

Unë do të doja të humbas veten në këtë fragment.

Unë do të doja ta ndjeja këtë prag.

Unë jam ...

... ndjenjë e krijuar në fantazi të thjeshtë

Por pasi pragu tashmë ka humbur ngjyrën e tij në horizontin e errët,

kuptoj që nuk ishe më këtu me mua,

pragu im që më rrite e të dua.

Dhe pjesët e një të shkuare të shkuar,

kanë prerë lëkurën time para se të zhduken për t’i harruar.

Kjo është e trishtë edhe dashurisht!

Tani për tani, dua të pushoj sytë.


Comments (3 posted):

Eqerem Canaj on 11/01/2019 22:33:05
avatar
Cdokush gjen veten ne thelbin e poezise suaj, vecanerisht poetet e hutuar te cilet s'gjejne dot shteg te dalin ne drite. Mjeshterisht, urime!

Eqerem Canaj
Donart Rexhbogaj on 11/01/2019 22:33:50
avatar
Pergezime, mjaft e thelle dhe e ndjeshme!
Xhavit Gasa on 11/01/2019 22:36:06
avatar
Ndjeshmëri e shprehur me çiltërsi!
E nuk ka si ndodh ndryshe te gatuesi i fjalës në magjen ku gatuhet brumi I mirë si duart e arta të nenave!
Respekte mik Dr Fatmir Terziu!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1