Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MBRËMË NË TELEVIZOR

MBRËMË NË TELEVIZOR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

MBRËMË NË TELEVIZOR

 

Mbrëmë në televizor, sytë m’i mbërtheu 

një bionde me flokët e saj, rica-rica.

Një hënë, mes reve puplore krehur,

me dy yje te balli, dy planete në cica.

 

Për seksin e lirë dhe të pambrojtur, 

priste me gjuhën brisk, shtruar e butë. 

Futej në fjalët rezervë, pa u ndrojtur,

për shenjat e fshehta njerëzore në trup.

 

Kisha mprehur veshët, krejt i çmeritur,

të kap çdo frazë nga kjo zëdhënëse e kohës, 

që zbulonte enigmat e botës së mbyllur,  

duke çelur në ekran, drynin e kasafortës.   

 

Dhe kur quajti përvojën e saj më të mirën:    

“Dashurinë e kam ku më tërheq, 

në shtëpi bëj detyrën”...

Thashë, lum ai shtrat, me kaq magnet, 

mjerë ai shtrat, që ka brenda një dreq!

 

Sepse shtypjen e lashtë, me egërsi diktati,

seksi i bukur i këtij shekulli, plot qejfe, 

po ia shpërblen çomages së patriarkatit,   

duke i shkarë nga çarçafët krejt në heshtje...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1