Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GURRI I SIZIFIT

GURRI I SIZIFIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

 

GURRI I SIZIFIT

Nga Luan Çipi

 

 

 

Një jetë duke mbartur gurrë

Hip e zbrit në mijëra shkallë,

Do eci e s’ndalem kurrë,

Do shkruaj, sa jam’ i gjallë!

 

Ashtu si “Miti i Sizifit”,

U ringjall ”Platforma e Terit”,

E Marksizëm - Leninizmit,

E Stalinit dhe Enverit:

 

(Shqiptarët, fjal’e besë

Antifashistëve u dhanë:

“Për Atdhe gati të vdesin,

Krah, përkrah me partizanë”.)

 

Zbardhi “dita e çlirimit”,

Nga shapi u nda sheqeri,

Lindi koha e dhunimit,

Sundoi terrori dhe tmerri:

 

“Deputetët në litar,

Për ta mos të ketë as varr,

Në plumb për çdo kundërshtar

Anti Serb, pro Kosovar!”;

 

Për një shashkë në Ambasadë,

Hedhur n’shesh nga ca të liq,

Të pafajt, quhen bandë,

Vriten pa fakte, pa gjyq.

 

Shtetëzimet nisin shpejtë,

Grabitet flori e pronë,

“Ti, me vulë-tapi për jetë,

Tjetërkush i trashëgon!”;

 

Gjithçka grumbullohet tok,

Kooperativa krijohen;

Fshatin mjerimi e rok

Dhe ushqimet racionohen.

 

Po feja, ç’ faje ju pati,

Që prishët kish e xhami?

Mos vallë ky ishte zanati:

“Çdo gjë, në zjarre e hi”!?

 

Më tej nis luftë e ftohtë,

Shkatërrohen “lidhjet e arta”;

Burg, vrasje vëlla e shokë,

Arreste, copëtohen grada.

 

Plëngprishësi i Mitologjisë,

Heroi i hershëm absurd,

Një gur, do zbres e do ngjisë,

Botën, kotësia mund!

 

Antife, hajdut i shpallur,

Kriminel dhe imoral,

Në vendin tonë, i ringjallur,

“Sizifi”, po lypte palë...

 

Tiranë, më 10.01.2019

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1