Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Stoli i dashurisë

Stoli i dashurisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stoli i dashurisë

Nga Fatmir Terziu

 

Lulet përqark shtëpisë, 

kanë vdekur tani

lulet që u rritëm së bashku, 

kanë heshtur,

se ne i grisëm të gjitha kujtimet,

qëndruam shumë larg

bardhë e zi

gjatë, mjaft gjatë, 

tej mërisë, 

nuk folëm për lulet të dy,

qëkur e braktisëm stolin e dashurisë. 

E gjej veten duke folur me stolin tonë të lëkundur

dhe ndonjëherë 

vras frikën

betohem se, ai këndon,

edhe për lulet që vdiqën. 

 

 

Bulkthi i Parkut “Rinia”

Nga Fatmir Terziu

 

Bulkthi zbret ende mbi veshët e mi

duke kompozuar me mistere trukesh

dhe zgjon mbi to një timbër të ri

një harmoni të mrekullueshme vitesh.

 

Tellalli i rinisë ishte për ne atë kohë

“meseleja” për rimën me bulkthe

mbi një tufë bari të përulur në tokë

duke pagëzuar dashurinë që niste.

 

Muzika e bulkthit tej shpirtit të tij

mbante dihamat brenda kokës sonë 

ku tretej qëllimi ynë i vetëm i mirë

të justifikoheshim në orën e vonë.

 

Bulkthi këndonte këngët e tij çdo ditë

me ne padashje bashkohej në një kor

kur ne putheshim, ai mbyllte sytë 

fama e tij gati mori dhenë me zor.

 

Ai kishte thuajse mision dedektiv

mbi këdo që dashurohej në park

kurrë këndonte dhe pse dukej naiv

me zërin e tij strukte dihamat larg.

 

Ai mbeti bulkth me trup të vogël

me dashurinë tonë u bë si familje

ne e shpërfillnim si ndonjë lodër

ai këndonte si i pajtuar me mëditje.

 

Papritmas një ditë nuk u dëgjua në park

rezultati i një tragjedie në dashuri

mjerisht ai na la, dashuria mbeti gjallë

duke lënë për të “trashëgiminë” e tij.

Comments (2 posted):

Dashamiresi D on 10/01/2019 02:09:30
avatar
Mjeshteri e fjales suaj artistike;
qelloni ne shenje;edhe pse,prapa malit.
Vertet mjeshteri.
Lexuaesi te vere"kryefjalen"...
Dashamiresi D.
Kozma Gjergji on 10/01/2019 09:51:44
avatar
Dy drithërima liriko-dramatike për dashurinë.
Duartrokitje të gjatë autorit.
Kozma Gjergji

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1