Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ... dhe rri në stuhi

... dhe rri në stuhi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lame Kodra

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

... dhe rri në stuhi

(Kushtuar Lame Kodrës)

 

Nga Fatmir Terziu

 

Ftohja antike e ka fraqur edhe njëherë staturën

qiejt blejnë e shesin njolla të bardha

dhe kumbimi në veshët e shkrimit

është më i zhurmshëm se kurrë

pyes veten se çfarë bëjnë retë, kurrë nuk i shoh më

natën nuk duken edhe dielli nuk shkëlqen

kam një fletore argjendi

shkruaj, fjalët bëhen “shtrëngatë” në gjumë

sepse sytë e mi po lotojnë, por nuk ndiej asgjë

ndërsa ajri është plot, është e thatë Bota,

detrat marrin pilulat e tyre në mëngjes nga Lame Kodra.

Laj fytyrën me oreksin e “shtrëngatës”

për të parë mërmërimet e detit të akullt

era kafshon librat ndër duar

në një heshtje të tillë pyes errësirën e natës

nëse ndjenja nuk është vetëm ndëshkimi rutinë

ku i mbeti pesha Fjalës?

Të paktën jam mësuar me shpirtrat e mi

të paktën unë kam një strehë përtej vragës

të paktën qiejt nuk janë më në zi

kjo falë legjitimitetit të “shtrëngatës”.

Shtrëngatë* që i lexohet rishtas kohës

falë vargut brilant të Sejfulla Malëshovës.

 

* SHTRËNGATA”- Poezi nga Sejfulla Malëshova (Lame Kodra)

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1