Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GRUAS,PËR DITËLINDJE…

GRUAS,PËR DITËLINDJE…

Font size: Decrease font Enlarge font
image ARTUR SHEMAJ

GRUAS,PËR DITËLINDJE…

 

ARTUR SHEMAJ

Për fjalën të dua qeshë i kursyer

Por ty ta thashë pa lyer e ngjyer,

Ta thashë  ndonjëherë, e për mall

Sikur të ishte fjalë e rrallë.

 

Se fjala të dua  ndizet shpesh

Si yjet që dridhen midis resh,

Po edhe e ftohtë bëhet rëndom

Midis atyre që e përtypin nëpër dhëmbë,

Dhe s`guxojnë ta nxjerrin të plotë

Kur hipokrizia fjalën ua ndot.

 

Nga ai soj unë s`kam qëlluar

Nga sa veten njoh,

Fjalën e shenjtë mbajta të vluar

Si zjarrin që më ngroh…

 

Tani u bënë vite që bashkë

E ndezëm këtë zjarr,

Dhe vitet lëruan si brazdë

Sa rrudha në ballë

Si rrëkezë i freskon ajo fjalë…

 

E sot ,në ditëlindjen tënde

Fjalën nuk e përsëris,

Po ajo rri në ajër si aromë ëndrre

Dhe në vitet e shkuara larg na nis,

Në vitet e tashme dhe të ardhme

Na nis ajo,

Bukur është t`ia rrisish flatrat kësaj fjale

Për njeriun që do…

KRONOSI

Me një lodër klepsidre në duar

Ti na gënjen,

Dhe kush nuk të lyp llogari.

Hapësirat e tua bosh na rrëfen

Brigjet e tyre të mjegullta

Ky syri jot rri.

Ti matës i pamëshirshëm vitesh

Dekadash, shekujsh 

E prapë nga e para e nis

Harron se me ne rritesh

Pa ne mbetesh  një trung pa filiz…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1