Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Çast

Çast

Font size: Decrease font Enlarge font
image Emine S.Hoti

 

 

Cikël me poezi nga Emine S. Hoti

                                           Norvegji

 

                   Çast

 

Nëse s`i hedh në letër në çast,

Mendimet ikin si zogjtë, fluturojnë, 

S`mundemi jo, t`i rikrijojmë përsëri,

Se t`tjera gjëra shpirtin na trazojnë.

 

Xhevahiri më i ndritshëm

Për të mirën e vajzave e motrave tona, 

T`i respektojmë  ato si qenie njerëzore, 

T`i ngremë  sa me lart dhe t`i vlerësojmë, 

Xhevahiret më të ndritshme t`kësaj bote!

 

Ka dhe dallgë e stuhi

 

Për të qenë i përgatitur në jetë, 

Parashiko se ç`mund të ndodhë,

Mendo se ka dhe dallgë e stuhi,

Jeta çdo çast na vë në sprovë.

 

Mos u ngut

 

Natyra ka përplasje e befasi, 

Ka erëra,acar por dhe bukuri, 

Ndonjëherë në ditë të qeta,

E mbush qiellin me re e stuhi.

 

Sigurisht që vijnë dhe rrufetë,

Që të godasin atje ku se pret,

Miku im, duro e mos u ngut,

Mendoji gjërat më qetë...

 

Kurajë

 

Kur ke përpara një dallgë të lartë,

Mos u tërhiq, përballoje me guxim,

Tjetrën do ta kalosh edhe më lehtë,

Sepse e para të ka sprovuar,miku im.

 

Zemra të pastra, themele të forta

 

Nëse do që të jesh njeri i fjalës e i besës,   

Mos e kthe si moti gëzofin nga fryn era,

Çiltërsinë, sinqeritetin t`i pranojnë kudo,

Me zemra të pastra përballohet jeta.

 

Era në sekondë e ndërron drejtimin, 

Njeriu s`duhet të ketë rrënjët t`dobëta,

Të mos lëkundet si varka në suferinë,

Të qëndroj si burrë, si themelet e forta.

 

Kam dëshirë

Dëshiroj të mos shoh askënd të nënshtruar, 

Askënd të gjunjëzuar dhe  askënd të varfër, 

Askënd t`sëmurë dhe askënd pa bukë e ujë, 

Askush të mos vuaj nën këtë qiell të pastër.

 

Dua t`i shohë njerëzit si dallëndyshet në pranverë, 

Si lulet që çelin në marsin e begatë dhe të lulëzuar,

Si rrezet e diellit që ngrohin tokën e na gjallërojnë,

Kështu t`i shohë popujt  të lumtur dhe të bashkuar.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 12/12/2018 00:36:53
avatar
C'sjell CASTI nuk sjell Moti;
Te lumte PENA-Emine S.Hoti.

U plaka sa"ishemine cerebrale"kaluar
Cikel POEZISH te tilla s'kam lexuar: "Xhevahiri shndriteshem","Sot"-"Mos u ngut","Kadallge me stuhi","Kurajo" "Zemra te pastra themele t'forta.mbyl me "Kam deshire"me mahniten si rralle.
Me tej"Zemra t'pastra thmele te forta"
"Kam deshire" ne * vargje";shtanga.
Pake fjale;enciklopedi mendim sjelle
Ne shtate RREFENJA POEZI si;
"Shtate shenjeza ne qiell"te zotit,
Nje enciklopedi"sumum" mendimi
Sjelle,Pena Juaj e ralle..
Emine S Hoti ZONJE !

Ju prifte e mbare..
me shendetin e para!
Buqete lulesh ne prag te Vitit Ri.

Toronto11-12-2018 Guri Naimit D(Dh Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1