Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PORTAT E LOTËVE

PORTAT E LOTËVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nuri Plaku

 

 

PORTAT E LOTËVE

Hyjmë e dalim në dy porta

Njëra mermer i kuq, tjetra mermer i zi

Hyjmë tek të dyja, të dyja nuk i shohim

Dy porta lotësh për çdo njeri.

 

Mermer i kuq, mermer i zi

Një gjarpër fati përgjon në pusi.

 

Dy porta që ndajnë udhët e jetës

Siç ndahet një javë nga e hëna në të diel

Nga njëra del e më nuk hyn

Nga tjetra hyn e më nuk del,

 

Mermer i kuq, mermer i zi

Një gjarpër fati përgjon në pusi.

 

 

GJITHSHKA ESHTE SHUM E VOGEL PER TU HAKMARRE

Ulem një çast në hijen e pemës së gjakut

E mendoj mëkatin e hakmarrjes.

Sa i vogël ndihem brenda vetes

Të mbart mbi supe një klithmë të vrarë.

 

Udhët mbrijnë para se të nisin

Udhët na përgjojnë 

Në hapin ton të parë.

 

Iki sërish në udhën time

E ju rrëfehem pemëve anës saj

Pa ditur ende se jam mëkatar.

 

Udhët mbrijnë para se të nisin

Udhët na përgjojnë 

Në hapin ton të parë.

 

 

 

ZIJA E DHERAVE

Vë syrin në një vrimë të thellë milingonash

Të shoh botën e përtejme të dherave.

 

Dherat jan të errët, pa anë e pa fund

Bota e përtejme nuk duket askund.

 

Vetëm milingonat hyjnë e dalin në qetësi

Si murgesha manastiri të kredhura në zi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1