Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BESNIKËRI NDAJ ATDHEUT DHE POPULLIT TË VET

BESNIKËRI NDAJ ATDHEUT DHE POPULLIT TË VET

Font size: Decrease font Enlarge font
image Leonidha Naqevrami

BESNIKËRI NDAJ ATDHEUT DHE POPULLIT TË VET (Përshtatje) 

IDEALTORES FONDAMENTARE TEREZA MAY

(kryeministre e Britanisë së Madhe)


Po të jenë Breksitët shumica ,

Unë do të jem me ta.

Po të jenë Breksitët gjysma,

Unë do të jem mes tyre.

Po të jenë Breksitët dy ,

Unë do të jem njera . 

Po të jetë një,

Unë do të jem ajo!


F J A L Ë M I R A


Nëm atë që s të kushton asgjë

E për mua është flori ,

Kur është e merituar .

Fjalën e mirë .

E mos ma shit si ar ,

Kur ti e di 

Që ësht pare e xhvleftësuar .


N Ë U L Q I N


Era përpush lulet e valëve .

Lulekripet tharë në shkëmb.

Kjo plag e hapur në gji të maleve ,

Ky Deti Ulqinak që dhëmb e dhëmb .



Un e njoh në çdo grusht rërë .

Un e njoh në një pik ujë

E njoh në një pikë djersë 

E njoh në një pikë lot.

E njoh në çdo pikë gjak.

Un i njoh çdo molekulë .

Jam qindra vjeç ulqinak.



Këtu krojet s rrjedhin ujë.

Rrjedhin lot e rrjedhin gjak .

Kosovë, Ulqin , Tivar ,

Hot e Grudë , dremisin .

Lavën e lirisë zjejnë në bark.

Në se thashë - Nuk i dua ,

Ju mos më besoni mua .


K L L U F J E

Të rriti si zog me thërrime ,

Shpresonte të t kish rrethin e kokës.

S ia hante mendja , 

Që pula e tij ,

Ta bënte vezën në furrik të botës .


P A D I T U R I


Ai që studion shumë ,

E di që di pak.

Ai që studion pak,

E di se di shumë .

Ai që nuk studion fare ,

E di se i di të gjitha .

Z J A R R I Y N Ë


E ndezëm zjarrin tonë .

Dhe shkënditë ku s iu shpërndanë

E kush s u ngroh prej tyre .

Tani si dy urë të shuara ,

Dremisim buzë vatrës së hirit

E ëndërrojmë sikur ndizet prapë .

 

T E S H P E L L A E L U Ç E


Ndezur zjarri yt atje majëmaleve.

Ti urët shkrep llohrave , stuhive.

Malet ngrohin gjoksin dimrave , acareve,

Fark e Hefestit , vatër e perëndive. 

Comments (2 posted):

Qatip Mara on 07/12/2018 15:13:23
avatar
Ju përshëndes me mall i dashur miku shtremjtë Leonidha Naqedhrami.Shpirti juaj i sinqertë me dashuri për jetën rrezaton në të gjitha botimet poetike ,të cilat janë krenari edhe për ne që të lexojmë me shumë kënaqësi. Nuk të komentoj dot për krijimtarinë poetike,se jam nxënësi dobët në poezi,por e ndjej në çdo varg embeësinë e bukurinë e jetës te krijimtaria juaj poetike.
Ju uroj jetë të gjatë me lumturi në familje e suksese në krijimtari.
Ju përqafoj me mall nga larg
Qatip Mara
Nju Jork 07.12. 2018
Guri Naimit D.(Dh Xh) on 11/12/2018 23:19:53
avatar
Vertet e vecnte kjo"RISI POETIKE".
Ju faleminderit L.Naqedhrami.

Nje "Risi POETIKE",do ti quaj sa na sillni i nderuar Z.Leonidha Naqedhrami, qe me vemendie sot po ju lexoj.Vertet i vecnate.Ju faleminderit

.Gezuar vitin e Ri qe presin me RISI.

Toronto11-12-2018 Guri NaimitD(Dh.Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1