Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | VJERSHAT E ANXHELIKËS

VJERSHAT E ANXHELIKËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

VJERSHAT E ANXHELIKËS


VICI DHE LOPA

Vic'i vogël 
Lara-lara
I shkon mbrapa
I del para

"Mu-mu-mu
Dua prap të pi"
Kurse lopa 
I thotë: "Rri,

S'je i vogël 
Më tani,
Ushqimin vetë 
Gjeje ti. 

Në lëndinë
Ka bar plot.
Shko tek shokët 
Kullotni tok".

--------

TOPI ANXHELIKËS

Tek pellgu parkut 
Mes ujit një rosak
Sillet rreth e rrotull 
Bën: Vak-vak-vak

Pas tij "zonja" rosë
Mbi ujë rrëshket
Rikat e vockla
Nga pas i ndjek.

Po krejt papritmas
Duke loz tra la la
Topi Anxhelikës 
Në pellg sec i ra.

"Bo bo c'më gjeti!
Si ta marr tani?
Pellgu është i thellë
Si t'ia bëj s'po di!"

Kur e pa rosaku
Ia bëri: "Vak-vak-vak
Vogëlushe' bukur 
Të lutem pritmë pak"

Dhe menjëherë
Urdhër: Vak vak vak
Me rosën dhe rikat 
E shtynë pak nga pak

Me fletë edhe sqep
Dallgë ngrenë në pellg
Derisa topin
E nxorrën në breg.
!,,qzz235@1
%Metti----------

NË KOLOVARSE

Oh c'kënaqem 
Sa mrekulli!
Mbi kolovarse
Shkoj dhe vij,

Lart e poshtë 
Oh sa bukur!
I hap krahët
Porsi flutur.

Qeshet mami
"Jepi Anxhi forca!"
Gjyshja:"U pu pu 
Kujdes goca!"

Ia kthen mami:
"C'thua moj nënë!
Anxhelika kurrë 
S'ka për të rënë".

"Hic mos mi frikë
Moj gjyshja ime
Mbesën tënde
E ke vërtet trime."

---------

SI U BË I BARDHË MACOKU I ZI

Mbase keni dëgjuar
Apo e keni parë 
Macokun e Xhorxhos
Në diell duke u larë.

Kur e shoh them:
C'bën ky budallë?
Nga i zi kujton se
Do bëhet i bardhë!

Por një ditë vërtet 
Mrekullia ndodhi
Macoku Xhorxhos
Mbanë ia doli.

Desh të shihte
C'kish në tenxhere
Ndal shpejt kërceu 
Hop në penxhere,

Por rrëshqiti
Dhe gjithë potere
Ra në një kovë
Plot me gëlqere.

Kur e kujtoj 
Qesh edhe tani.
Krejt i bardhë
U bë macoku zi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1