Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Tranzit

Tranzit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Tranzit: Helena Wierzbicki

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tranzit
Nga F
atmir Terziu

Besimi është që tranzitët gjejnë rastin.
Tranzit, një nyje e jetës së çastit,
për t’iu gëzuar fatit,
për t’iu përmbajtur moralitetit të tyre, 
krenarisë së tyre, besimit të tyre në rastësi,
që u pikturohen imazheve të syve.
Ndërkohë që dielli është duke i falur pushtetin shiut,
në Londër rastësia është duke u përpjekur për ngrohtësinë 
në këtë pragdimër me netë të ngrirë, 
kalimi i besimit të rastësive i mban momentet të ngrohtë,
me njerëz të rastësishëm. Njerëz të mirë,
me fjalën në buzë, me respektin në krahë,
fjalët, thashëthemet, troshamat,
fantazmat ... e një ah,
rastësisht ikën tranzit me avullin që pushton xhamat.
Dhe kështu kalon koha, besimet ndryshojnë rrugën që është ridrejtuar
era kalon mbi tempin tranzit,
njësoj si një mrekulli ngjall ato kujtime,
nga ata që tashmë kanë lënë dhe janë zhdukur pa gjurmë,
dhe nga ata që e formësojnë zemrën e një tjetri, me fjalë,
me një gjest të butë ose thjesht dashamirësi,
të treguar për çdo lloj,
për të gjithë tranzitët në këtë Botë.
Ndërsa unë, 
lexoj tranzitët në sytë e Tu,
tepër i vendosur për të kuptuar domethënien e kësaj bote tranzite, 
së bashku me problemet e përkohshme që kanë arritur pavdekësinë, 
fillova të kuptoj se transheja tranzite është e bukur!
Për shkak se kalimi nënkuptonte jetesën, a do të thotë se nuk isha më?
Thjesht nuk mund të përgjigjem, 
megjithatë kjo është ajo që bëjmë me dhuratën e jetës 
përcaktimi tranzit: 
se kush jemi, 
thjesht kur e humbim në rrjedhën e kohës,
ndryshimi më i vogël mund të bëjë dallimin.
Sa për çdo lloj tranziti në jetë është një mirësi,
ajo është largësia e fundit. E paarritshmja tranzite, o miqtë e mi!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1