Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | DY QËLLIME TË KUNDËRTA

DY QËLLIME TË KUNDËRTA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

DY QËLLIME TË KUNDËRTA

Qëllimi im, është diagramë qiellore ndjenjash të holla,
është horizont i bardhë, ku gëlojnë fluturat e korrikut,
është borzilok saksie, që i marrin erë vashat e njoma,
është lot i kristaltë, që pikon gëzimin, prej qerpikut;

Është balonë fëmijësh, që ngjitet në erën e lartësive,
është puthje, që ëmbëlson gjakun e gjithë zemrave,
është urim për ditëlindje, që çojnë valët elektronike,
është lajm i hareshëm, që bijtë u dërgojnë nënave;

Është vijë melodike, që gjallëron dasmat e vitit,
është parmendë e artë, që lëvron thellësi të mendimit,
është flakë e zjarrtë, që djeg gjithë ligësitë e shpirtit,
është tufë lulesh në arkivolin e homazhit të hidhërimit.

Po qëllimi yt, që vret qetësinë, me angullitjet e ujkut,
cili është, o i uritur, për tufat e majme të kolltukut?!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1