Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Susam

Susam

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasil Klironomi

Susam

Susam hapu!
Brenda teje 
si Diogjeni, të fle në brenda një pithari.

Paradokset e Zinonos
dhe  mësimet e Platonit
në një fron të gurtë,
të ndjek për orë të tëra.

Me dy grushte baltë, të lyej fytyrën 
e të luaj Aristofanin.

Susam hapu!

Me antenat e një milingone, 
të mësoj gjer ku arrin ndjesitë e mia.

Me patat e Esopit
në  Paktolosin  tënd të lëshoj britma.

Në pafundësitë e Iraklitit të përkujdesem 
për anatominë  time.

Susam, hapu! 
tu përkushtohem fragmenteve të mia qeramike.
Vasil Klironomi

Comments (2 posted):

Noke on 05/12/2018 16:38:38
avatar
Një * e shtova. Poezia vjen tek unë e realizuar. Nuk më shqetëson në se janë patat-skllave të Ezopit apo ato që gagaritën dhe shpëtuan Romën.
Ulja "në një fron të gurtë" i shkon poezisë dhe poetit.
myslim maska on 05/12/2018 20:22:33
avatar
Nje poezi moderrne, pak e veshtire. Bukur po t'i kishim antenat e milingones, per te pare cudite e kesaj bote, qofte dhe te lyer me dy grushta balte per te luajtur mrekullite e Aristofanit.
Susami eshte i hapur, ne jemi te verber.
Te shtoj dhe nje yll tjeter.
Urime, faleminderit.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.33
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1