Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | KËSHTU E KA JETA...

KËSHTU E KA JETA...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Duro Mustafai

 

KËSHTU E KA JETA...

-         Mozaik -

                            Nga Duro Mustafai

Dashuria për atdhe nuk zhduket si drita e hënës,

që mjegulla e natës e fsheh,

Atdheu është dheu i babës dhe nënës,

Po ka nga ata që babën dhe nënën s’i njeh.

 Dhe  gabojnë apo nuk dijnë se, 

Cili/a është i vërteti dhe e vërteta,

Kështu e ka jeta...

====================

Njëri që desh të kalonte lumin e thellë,

pa e ditur, në lumë mbeti brenda,

E panjohura vdekjen i kish sjellë,

Më kot lutej ta shpëtonte nëna.

Mes nesh  është engjëlli dhe djalli,

gënjeshtra dhe e vërteta,

Kështu e ka jeta...

-         2 -

Ai e deshte dimrin të ishte i rreptë,

Të shfrynte mbi njerëzit me borë e shtrëngatë,

Dhe, mes gjëmimeve të stuhisë ndihej i qetë,

Po nga stuhija vdiq papritur një natë...

I ngrati nuk i dinte ca të vërteta,

Kështu e ka jeta..

====================

Një miku i tij  zbriti nga fshati në qytet,

Dhe veten e quajti qytetar,

Po mendja i mbeti te fshati i shkret,

Dhe te kasollja ku la të vetmin gomar,

Qytetarit nga fshati...,

s’ju nda  fshati me hallet e veta,

Kështu e ka jeta...

-         3 -

Në çdo mbledhje atij i rridhnin fjalët si uji në krua

Dhe s’desh t’ia dinte nëse dikush s’e  dëgjonte,

Tregimin e niste me  ‘’Unë’ dhe e mbaronte  me ‘’mua’

Dhe ato që thoshte as vetë s’i kuptonte..

Por veten e quante filozof  i vërtetë, si e vërteta,

Kështu e ka jeta.

 

================

Ai kish qen fukara, si druri i rjepur në shi,

Dhe në shtëpi si gjëndej asnjë grusht miell,

Por një ditë  u mbulua me pasuri,

Dhe s’pyeste kush rri në shi e kush në diell,

I varfëri tani shikonte si ti mbushej kuleta

Se në kuletë gjëndej parajsa e tij dhe e vërteta,..

Kështu e ka jeta...

====================

-         4 –

Njeriu edhe kur lind i zgjuar,

 Po...,

nëse nuk arrin të  mësojë,

Ai vdes budalla,

Shkolla e dituria të japin sy e të bëjnë me gojë,

Dhe kur s’je i ditur, në shpirt je fukara.

Njeriu duhet ta dijë, se...,

dituria është si mali me të përpjeta,

Kështu e ka jeta...

==============

Biblioteka i tij ishte një raftë i vjetër

Me nja dhjetë libra, blerë që në rini,

Dhe në çdo vit  pesë faqe lexonte patjetër.

Po veten e mendonte dijetar, gjeni..

Dhe, ‘’ Baba i  Kombit’’ ndihej,

kur shtrohej ndër biseda...,

Kështu e ka jeta..

                          

-

                          -  5 -

Ai  thoshte se gjithë botën kish shëtitur,

Dhe njihte çdo aeroport, det e oqean,

Po nuk dinte ku binte vendi ku kishte lindur,

Dhe nuk njihte më,  nënën e babanë..

Për shtëpinë e tij thoshin :’’Shtëpi shkreta’’

Kështu e ka jeta

==============

Miqtë e mi,

 Këto që kam shkruar,

nuk janë poezi,që mëndja mi ka dhuruar.

Ato janë mendime, që mes jush i gjeta,

Kështu e ka jeta...

===========

 

 

Comments (1 posted):

Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 05/12/2018 16:13:16
avatar
Ju lumte ajo Pene, i nderuar Durro Mustafai,gjithmone mendie juaj ne KOMANDE.Lumsi ju,kuptuar ceshte jeta.
Faleminderit sjelle,vertet nje pervoje brezit te ri.
Gezuar festat e ketij fund viti.

Toronto05-12-2018 Pasuesi Veteran
Dh,Xhoga(Guri Naimit D.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1