Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | AMERIKANO–QËNDRORËT, TE SHESHI “SKENDERBEJ”

AMERIKANO–QËNDRORËT, TE SHESHI “SKENDERBEJ”

Font size: Decrease font Enlarge font
image AMERIKANO–QËNDRORËT, TE SHESHI “SKENDERBEJ”

 

AMERIKANO–QËNDRORËT, TE SHESHI “SKENDERBEJ”

Nga Luan Çipi

 

 

 

Ulur këmbëkryq në shesh

Amerikano Qendrorët, këndojnë,

Të rinj, të lirë, tujë qesh,

Kupat, rreth rrotullojnë.

 

Ritmikisht, sheshin goditin,

Me gotat e vogla plastike,

Një vajzë, kitarës i binte

Muzikë prej Amerike,

 

Të gjashtë, si t’ ishin një,

Këndojnë ëmbëlsisht,

Dhe unë, i qetë, pa zë,

Meditoj, pak pleqërisht:

 

Ardhur, nga fundi i dheut

Së largu mijëra milje,

Te Sheshi i Skënderbeut,

Ulur lodrojnë pa hile!

 

Zë e pyes, me zemër plasur,

Ku ishim, ca vjet më parë?

Për vendi tim të dashur,

Më vinte për të qarë:

 

Tej kufirit, as prej gjitonit,

S’të dërgonin dot “të fala”.

Tani, te “Sheshi Erionit”:

Peruja dhe Guatemala,

 

Të çiltër në korr këndojnë,

Mbushur turistë Shqipëria.

Sa shumë që na gëzojnë,

Na mbush me shpresë Liria!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1