Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | IKJA E ERRËT?!

IKJA E ERRËT?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image IKJA E ERRËT?!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

IKJA E ERRËT?!

Nga Fatmir Terziu

 

Me guxim po ta them,

po ta them publikisht: zemra jote është e bërë prej çeliku,

e ftohtë, e errët, eterr, zeherr, melhem, 

por ende disi ka një fije risku

duke trokitur me butësi dhe me radhë, 

duke pritur përcjelljen e saj, 

e cila kurrë nuk erdhi.

Ikja e errët?!

Ndërsa kujtimet bëhen një gjë e rrallë, 

lind një pyetje:

A do të jetë gati kur të përfundojë, 

për të përshëndetur humnerën?

Pyetja nuk gjen përgjigje, 

pasi çdo gjë shkon në këtë vend të braktisur.

Ditët kalojnë si minuta, 

pa kujtimin e tiktakeve të tyre,

duke u endur në boshllëqe të parregullta, 

largësia nga kjo botë, përsëri duhet të kujtohet për flakët blu, 

ky trishtim i vazhdueshëm në korr,

butësisht nxjerr dashuritë nga shinat e tyre, 

duke u parë nga vajzat si një spektator.

Barra e frymëmarrjes peshon rëndë mbi gjoksin e ftohtë,

një udhëtar pa një destinacion të qartë, 

pa ndonjë qëllim për këtë çështje,

në heshtje, 

zbret për të pushuar pa gjetur ndonjë arsye,

qoftë në një pyetje me mëdyshje:

A ishte shumë e ndryshme për t’u bërë pjesë e kësaj bote 

apo ishte një arsye tjetër, që mbeti e braktisur, 

e mallkuar, 

e destinuar të mos gjejë kurrë vetveten?

Pa kuptim të vërtetë, 

as besim për të ecur përpara, 

u dorëzua në mendimet që konsumojnë beton 

gjatë gjithë këtyre viteve.

Ikja e errët?!

Kur e kuptoi kuptimin e errësirës së Fjalës,

nuk kishte gjësendi që ta ndante mbi buzën e ngrirë.

Kështu mori vendimin, për fatin e saj, 

për trishtimin tonë,

të flejë përgjithmonë!

Tashmë pritet të rikthehet si sfidë,

të shpjegoj se pse jeta gjithmonë drejtohet drejt vdekjes,

në errësirën e zhurmshme … vetëm një ditë

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1