Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | FRYMËZIMI IM

FRYMËZIMI IM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

FRYMËZIMI   IM

 

Në një ditë të bukur vere, tek qëndroja i menduar,

Ëndrrat e mia të zjarrta, nëpër mendje rrotulluar,

Ëndërroja që  të shkruaja, të botoja  poezi,

Plot tregime dhe novela, për liri, për dashuri. 

            

Porse koha ish mizore, ish e zymtë, ziliqare,

Ëndrrën time djaloshare, seç  e dogji, shembi fare.         

Ato poezit që shkrova, nuk më la  t’i publikoja,

Bashkë me to edhe tregimet, në kujtesë regjistroja.

 

E tani rri i menduar, këto shkrime sjell ndërmend.

Për çudi s’i kam harruar, i ndjej gjallë përnjimend,

Ato rreshta, ato këngë, ndezën fantazinë time,

Me pasionin e pashoq, mbushur plot me frymëzime

            

Frymëzimi im i parë, frymëzim, ah, në rini,

Ëndrrën time përtëriti,  vallë ju duket çudi?

S’jam shkrimtar e s’jam poet, dhe as që dua t’ia di

Shkruaj për ato që ndiej, për liri, për dashuri!

 

Vlorë, dhjetor 2010 

Comments (1 posted):

Dhimbia e madhe Popull on 05/12/2018 00:39:21
avatar
Pleqeri e rinuar-
lum si Ti
urime dhe shendet;
Poet i lindur Z. Reshat Kripa .Ju prifte e mira,
Ditet T'u befshi njemije
Mbi te gjitha si e duam atdhene...
"Se deshem te vinim vetlla..
na nxorren syte."

Dhimbie e madhe popull.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1