Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Requiem për vitin 1974

Requiem për vitin 1974

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vaso Papaj

 

Requiem për vitin 1974 

Njerëz!

Mes jush, në rresht,

         Mos ngjakërkam 

         Me një burrë të humbur që vetëm hesht?...

 

         S’di a do të rilind ndonjëherë

         Tharmi i urtësisë… i dashurisë?…

         Me dhimbje përplaset, shpirti im, 

         Nëpër portat e rrugicave,

         Aty, 

         Në atë pak Durrës të vjetër,

         Mbetur rrotull “kishës së shën Luçisë”.

 

         Është kthyer në teatër kukullash sot.

         Mos edhe unë kthyer jam, si kukull vetë,

         Njeri-kot…

         Që herë qesh e herë derdh lot?

         Që me zërin e një tjetri flet?

         Që çdo furtunë e dehur me delir,

         E rrëmben dhe zvarrë e shket?

 

         Por unë e di se ku kërkon ta çojë…

         Dhe…,  

         Jo-jo, kurrë s’do t’i bindem:

         Tjetërsoj do të jetoj…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1