Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | IN MEMORIAM PER BEDRI MYFTARIN

IN MEMORIAM PER BEDRI MYFTARIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image BEDRI MYFTARI

IN MEMORIAM PER BEDRI MYFTARIN 1)
(Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta)

Nuk e besoj ende o Bedri që ke ikur. 
Ku endesh nga bredh tashmë vetmuar,
Shpirt djegur zemër thyer i cfilitur?
Kurrë kaq shumë s'na ke munguar.

U bë goxha kohë që s'kuvendon me njeri
Madje edhe me "Fluturzat e borës" 2) s'flet.
Por nëse bëhet fjalë për të ëmblën dashuri
Fjalët ngjyra plot të burojnë, vërshojnë det.


1)- Poeti e shkrimtari i njohur Bedri Myftari nga fshati Sklav i Camërisë, u nda nga jeta më 7 nëntor 2013
2)-"Fluturzat e borës"-vëllimi tij i parë me tregime (1965)

 "Arbon's kafe"

-------
KUR BIEN GJEGHET

Gjethet e vjeshtës bien pa u ndjerë, aq lehtë
Si murmurim e një kënge të lashtë, të harruar
Në mëdyshje sikur s'dëshirojnë të ulen vetë
Pa rënë ende duan dikush t'i marrë ndër duar

Thua se na sjellin mesazhe të vonuar dashurie
Por c'è do lajmërojnë acarn'e dimrit që afron
Do të qe vërtet tejet e bukur kjo lloj përkëdhelie
Sigurish nëse ndodh, por jo s'mundet s'gjason.

Bar "Petit Caffe"-Roma

---------

MBRËMË

Desh më rodhën keqas lotët mbrëmë.
Kur hyra në barin ku rrinim bashkë.
Ishte një natë tejet e bukur me hënë.
Teksa ty shpirt asgjëkundi nuk të pashë.

Ndeza cigaren dhe zura vend në tavolinë
Me sytë nga hyrja andej nga vije gjithnjë
Kamarieri u habit kur më mori porosinë
Ngaqë porosita për dy vetë dhe jo për një.

Dhe mbeta mes dy gotave i menduar
Kë të ngre timen apo tënden më parë?
Nuk dija c'të bëja, ngela keqas dyzuar.
Si preka, lash parat, kështu i dhash karar.

"Juna-Bar"
-------

KUR PUSHOI SHIU

Ja dhe shiu i Romës reshti më në fund
Vjeshta nëpër trotuare gjethet i shtroi
Kujtimet e vjetra lehtas sec i përkund
Kjo këng'e ëmbël që si pakuptuar buroi

"Non pensare a me" zëri i Klaudio Vilës
Më vjen magjishëm, peshë shpirtin ma co
Në qiell, me drithërimat e zërit të Ivës
Kur gjëmon tej hapësirës "forse piangerò..."

"New Bar" Roma
-------------

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 10/11/2018 23:27:44
avatar
Faleminderit i nderuar Bedri Alimehmeti
Si Poet i kendon POETIT-risjelle ate,
Pese vjet pa te,zedhenes i Camerise..
Bedri Myftari,i duhej mbare shqiperise.
I perjetshem kujtimi tij.
Faleminderi pena vertet-Tiranse
Flet per te gjithe,me fjale zemre.

Toronoto10-11-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1