Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MË THOSHTE IM AT

MË THOSHTE IM AT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Canaj

MË THOSHTE IM AT

 

Shpesh më përsëriste im at

Kush një majë thoi

Dikush nga i tjetrit mall vjedh

Tërë jetën zorrët vjellë.

 

Eh, gjallë të ishte vallë

Të shihte se si ata, që,

 Me grushte vjedhin sot, këtë botë,

Vjedh-vjelljen e tundin e shkundin si medalje

Tribunash kudo në botë.

 

                   

 

 

NË BEBE TË SYRIT

 

 

Ngatërrohen, në shtjella ajri,

Gëzimi dhe dhembja.

Përqafohen, mpleksen,

Zihen, ndërgryken.

 

Lëmsh i lëmshuar nyjosur

Ku, gishta a krehër, s’gjenden

T’i çnyjos, ndajë.

 

Trazueshëm, ngatërrueshëm,

Nuk dihet,

Në grinden a luajnë,

Luajnë, luajnë.

 

Të dy lojtarët

Me gishta ginjeshtarsh

Netët dhe ditët me dhëmballët morsa bluajnë.

 

Njëra bërë pupël argjendi në peshoren e gëzimit,

Tjetra, grimcë kristali në beben e dhembjes ngrirë e pafjalë.

 

Arbitrja jetë, zgjat gishtat

Përpiqte grindjen ta shuaj

Përpiqet, përpiqet asnjanësen të luaj

Ngaqë dot s’e arrin

Para gëzimit dhe dhembjes ulet në gjunj dhe nis të qajë.

 

Shihni, shihni në thellësi të bebes së syrit

Do të shini

Si nisin rrugëtimin e tëposhtëm lotët e saj!

                  

 

 

 

NË TUNEL

 

Vetvetja ecën.

Ecën.

Vetëm vetvetja

Ne tunelin e errët pa një bulëz drite.

 

Ecën

Veten e ndjen të pandjekur,

Jo përndjekur,

Nga askush.

 

Në daltë një bulëz dielli verbuese,

Një shkëndijë shkrepseje ylli,

Një fitil i ndezur qiri hëne,

Një shkrepje dritë drite,

Një artificë ndriçimi artificail,

Do të shihni se  si

Hija hap pas hapi

Përndjekjen s’do t’ia ndajë

Deri në varr.

 

Më mirë në tunelin e errët të ec,

Mërmëron vetvetja,

Se sa hija hap pas hapi

Përndekjen të mos ma ndajë.

                   

 

 

 

 

SHKRIRË NË NJË

 

Trokon era, trokon,

Retë si jele kali i tund

Mbi krehërin e jeleve kapur

Kalëroj erës, furtunë.

 

Mbi shalën e saj

Bërë një trup me erën unë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1